Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet sot me thirrjen e Presidentit Bajram Begaj, ndërsa në qendër të diskutimeve pritet të jetë situata e institucioneve të sigurisë pas zhvillimeve të fundit në lidhje me hetimin ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.
Takimi do të zhvillohet në orën 08:30 dhe në të pritet të marrin pjesë përfaqësuesit më të lartë të institucioneve shtetërore, përfshirë kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi.
Në mbledhje pritet të jenë të pranishëm edhe ministra që mbulojnë sektorët e sigurisë, si dhe drejtues të institucioneve përgjegjëse për sigurinë kombëtare.
Thirrja e Këshillit vjen pas nisjes së hetimeve ndaj Vlora Hysenit, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Skandali u quajt nga opozita si rënie e shtetit shqiptar pasi nga detajet e bëra publikë nga dosja hetimore shikohej qartë që e zgjedhura e Edi Ramës për të drejtuar SHISH ishte vënë në shërbim të bandave.
© SYRI.net