LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza: Pse nuk flitet për viktimat e krimeve të luftës?

Për këto krime lufte u dënuan më 16 shtator katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë.

28 Shtator 2026, 08:26 Nga E.d
Analiza: Pse nuk flitet për viktimat e krimeve të luftës?
Protestues mbajnë pankarta me thirrjen "Liri për çlirimtarët"

Në stallë lopësh e bodrume, të lidhur me zinxhirë, të mbuluar me baltë dhe të rrethuar me jashtëqitje njerëzish e bagëtish, të varur kokëposhtë e të rrahur, me thonj të shkulur e gjymtyrë të thyera…

Qindra persona që konsideroheshin kundërshtarë të UÇK-së - mësues shkollash, bujq, pylltarë, punëtorë të thjeshtë dhe, në disa raste, gra dhe fëmijë - u tha të jenë ndaluar në mënyrë arbitrare e keqtrajtuar në këto forma gjatë luftës së fundit në Kosovë, më 1999.

Për këto krime lufte u dënuan më 16 shtator katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë. Aktgjykimi ishte i shkallës së parë dhe ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit paralajmëruan se do ta apelojnë atë.

Prej ditës së shpalljes së tij, çdo natë, Sheshi Skënderbeu në Prishtinë grumbullon mijëra njerëz që brohorasin “Jo në emrin tim” dhe kundërshtojnë dënimin e atyre që i cilësojnë si “heronj” dhe “çlirimtarë”. 

Në stallë lopësh e bodrume, të lidhur me zinxhirë, të mbuluar me baltë dhe të rrethuar me jashtëqitje njerëzish e bagëtish, të varur kokëposhtë e të rrahur, me thonj të shkulur e gjymtyrë të thyera…

Qindra persona që konsideroheshin kundërshtarë të UÇK-së - mësues shkollash, bujq, pylltarë, punëtorë të thjeshtë dhe, në disa raste, gra dhe fëmijë - u tha të jenë ndaluar në mënyrë arbitrare e keqtrajtuar në këto forma gjatë luftës së fundit në Kosovë, më 1999.

Për këto krime lufte u dënuan më 16 shtator katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nga Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë.

Aktgjykimi ishte i shkallës së parë dhe ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit paralajmëruan se do ta apelojnë atë.

Prej ditës së shpalljes së tij, çdo natë, Sheshi Skënderbeu në Prishtinë grumbullon mijëra njerëz që brohorasin “Jo në emrin tim” dhe kundërshtojnë dënimin e atyre që i cilësojnë si “heronj” dhe “çlirimtarë”.  

Mes fjalimeve e këngëve, gati askush nuk flet për viktimat. Pse?

Agon Maliqi, bashkëpunëtor i lartë jorezident në Qendrën për Evropën të Këshillit Atlantik dhe njohës i zhvillimeve në Kosovë, thotë se kjo ndodh për shkak se verdikti ka sulmuar trashëgiminë e luftës çlirimtare dhe historinë e vendit.

Sipas tij, debati duhet të rifokusohet te “përgjegjësia individuale e atyre që i kanë bërë veprat, e jo duke ndërtuar një narracion të motiveve kriminale të lidershipit të UÇK-së”.

“Duhet të pyesim sinqerisht: a janë të dënuarit ata që kanë qenë zbatuesit dhe urdhërdhënësit e veprave dhe se a vendos ky lloj verdikti drejtësi?”, thotë Maliqi për Radion Evropa e Lirë.

Ai insiston se vendimi nuk ka sjellë drejtësi as për viktimat, as për të dënuarit, pasi përgjegjësia i është atribuuar nivelit komandues pa u individualizuar për secilin rast.

Trupi Gjykues e lidhi përgjegjësinë e katër ish-krerëve të UÇK-së me një plan të përbashkët kriminal për të shënjestruar personat që konsideroheshin kundërshtarë të UÇK-së.

Katër të akuzuarit u tha se kontribuuan në krijimin dhe zbatimin e këtij plani dhe se nuk ndërmorën hapa për ta ndalur atë, ndërsa komandantët e zonave ishin “zbatues të zellshëm” të këtij qëllimi kriminal.

“Megjithëse përgjegjësia e të akuzuarve është individuale dhe personale, ajo që ata bënë, nuk do të mund të ishte realizuar nga një person i vetëm. Atë e bënë bashkë, me vendosmëri dhe me ndihmën e të tjerëve”, thuhet në përmbledhjen e aktgjykimit, ku flitet për qëllim të përbashkët kriminal.

Dhe pikërisht përmendja e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale” nxiti reagim te qytetarët që ndiejnë se kështu njolloset lufta e bërë nga UÇK-ja. 

Disa qytetarë të intervistuar nga Radio Evropa e Lirë thonë se nuk besojnë se akuzat janë mbështetur në fakte dhe dëshmi të mjaftueshme, duke i cilësuar ato si spekulime dhe të papranueshme për popullin e Kosovës. 

“Kush i ka konstatuar? Ku janë faktet? Ku janë dëshmitë? Ato janë veç spekulime”, thotë Milaim Llugaxhiu nga Suhareka.

“Ato akuza janë qesharake, hajgare për popullin tonë”, thotë Liridon Sheholli nga Podujeva.

“Nuk është e vërtetë, të gjithë e dimë”, sipas Qemajl Hasanit nga Vushtrria.

“Nuk ka kurrfarë faktesh dhe si të tilla janë të papranueshme për ne dhe për popullin e Kosovës”, thotë Bajram Beqiri, gjithashtu nga Vushtrria.

Aktgjykimi i plotë për këtë rast nuk është publikuar ende.

Por, përtej trashëgimisë së UÇK-së, njohësi i zhvillimeve në Kosovë, Agon Maliqi, thotë se viktimat nuk kanë marrë shumë vëmendje edhe për shkak të dy faktorëve të tjerë kyç: anonimiteti dhe dyshimet për profilin e tyre.

“Ekzistenca e dyshimeve se një pjesë e mirë e tyre mund të kenë qenë spiunë, apo bashkëpunëtorë dhe dëshmitarë të përpunuar nga Serbia, e bën shumëkë që të mos i shohë si viktima, por thjesht si kolateral legjitim lufte”, thotë Maliqi.

Në përmbledhjen e aktgjykimit, trupi gjykues konstatoi se të ndalurit akuzoheshin personalisht se ishin spiunë e tradhtarë dhe se bashkëpunonin me regjimin serb.

Por, “me përjashtime të kufizuara”, gjyqtarët thanë se “nuk gjetën prova që viktimat kishin kryer veprimtari kriminale, kishin marrë pjesë aktive në luftime apo përbënin ndonjë shqetësim tjetër legjitim për sigurinë e UÇK-së”.

Maliqi thotë se në atë kohë kishte njerëz që bashkëpunonin me autoritetet serbe, duke shtuar se ka një konsensus që “në rrethana lufte, së paku, ndalimi i personave të dyshuar është praktikë legjitime”. 

“Gjithsesi, dihet gjerësisht se njerëzit shpesh janë shënjestruar pa bazë dhe arbitrarisht nga fryma e mosbesimit, mospajtimet politike apo inatet personale”, thotë ai.

Por, meqë emrat, fytyrat e historive të tyre - përveç rastit të Behajdin Allaqit - mbeten anonimë, ndaj tyre ka mosbesim.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi familjen e Allaqit për koment pas aktgjykimit, por nuk mori përgjigje.

Maliqi thotë se është e kuptueshme që viktimat dhe dëshmitarët të kenë kërkuar anonimitet “për t’u mbrojtur nga gjykimi publik”, por se kështu është krijuar perceptimi “që ata kanë faj dhe kanë diçka për të fshehur”.

“Sidomos duke e ditur se përballë këtyre viktimave abstrakte në bankën e të akuzuarve nuk janë vetë kryesit e veprave, por figura me peshë historike, të cilët po gjykohen mbi logjikën e strukturës komanduese - gjë që automatikisht e zhvendos empatinë drejt tyre”, thotë Maliqi.

Në mesin e viktimave u tha të ishin edhe persona që ndaloheshin vetëm se cilësoheshin “ushtarë të [Ibrahim] Rugovës”, meqë mbështesnin Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).

Pse kishte përplasje mes FARK-ut e LDK-së dhe UÇK-së?

Radio Evropa e Lirë kërkoi koment nga LDK-ja për përmendjen e tyre në aktgjykimin dënues për ish-krerët e UÇK-së, por s’mori përgjigje.

Publikisht, kjo parti doli po më 16 shtator me një komunikatë që kundërshtoi verdiktin e Speciales, duke thënë se “UÇK-ja mbetet pjesa më krenare e historisë moderne të popullit tonë” dhe se ajo vetëm “mbrojti pragun e shtëpisë”.

Në këtë komunikatë, si në pothuajse të gjitha deklarimet publike të bëra pas këtij verdikti, u theksuan krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë.

Krimet e luftës dhe kundër njerëzimit në Kosovë

Ngjashëm reagoi atë ditë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili vendimin e përshkroi si “padrejtësi të papranueshme, ndëshkim të madh e të dëmshëm”.

“Në këto momente të vështira, jemi pranë familjeve të ish-krerëve të UÇK-së dhe të gjithë bashkëluftëtarëve çlirimtarë”, tha ai, pa përmendur viktimat në atë reagim, por duke i quajtur “konstatime të padrejta” përfundimet se ata kishin targetuar persona të konsideruar bashkëpunëtorë të regjimit serb.

Prej atëherë, ai u zotua se do të ofrojë gjithë mbështetjen e mundshme, përmes një strategjie shtetërore, për të ndihmuar ekipet mbrojtëse në apelimin e verdiktit. 

Analisti politik, Ilir Deda, thotë për Radion Evropa e Lirë se mbështetja e apelimit të verdiktit “nuk duhet të shndërrohet në mohim të vuajtjes së viktimave”.

“Respekti për viktimat nuk e dobëson mbrojtjen; përkundrazi, ia shton kredibilitetin”, thotë ai, duke theksuar se përgjegjësia penale e individëve nuk mund të shndërrohet në faj kolektiv të UÇK-së apo shtetit të Kosovës.

Në Kosovë, shumica e organizatave që merren me drejtësi dhe çështje të të drejtave të njeriut, gjithashtu, e kundërshtuan verdiktin dhe shmangën përmendjen e viktimave.

Më 25 shtator, 11 prej tyre reaguan ndaj Amnesty International, duke kundërshtuar mënyrën se si ajo e lidhi aktgjykimin me “mijëra viktima të luftës në Kosovë”, pa përmendur krimet e kryera nga forcat serbe.

Amnesty International, në reagimin e saj, tha se dënimet “u japin shpresë mijëra viktimave të luftës në Kosovë”.

Ata kërkuan që Amnesty të bëjë dallim mes viktimave dhe krimeve të trajtuara në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve dhe viktimave të tjera të luftëss - shumica viktima të forcave serbe.

Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, në anën tjetër, u fokusua te viktimat e rastit të ish-krerëve të UÇK-së.

“Elitat politike në Kosovë e kanë rrënjosur narrativin për luftën heroike të UÇK-së për liri kundër forcave serbe si pothuajse të vetmin interpretim të lejueshëm të luftës. Ky narrativ nuk mund t’i ndryshojë faktet e vërtetuara me aktgjykim”, thuhet në reagim.

Megjithatë, Fondi pranoi se pakënaqësia në Kosovë vjen për shkak të “mungesës pothuajse të plotë” të ndjekjes penale të zyrtarëve serbë të asaj kohe në gjykatat në Serbi.

Ai insistoi se faktet e vërtetuara në aktgjykim nuk mund të relativizohen përmes etiketimit të viktimave si “bashkëpunëtorë”.

Radio Evropa e Lirë kontaktoi këtë organizatë për të diskutuar pozitën e viktimave në debatin e krijuar pas aktgjykimit, por nuk mori përgjigje.

Sipas aktgjykimit, të paktën 385 persona ishin ndaluar në mënyrë të paligjshme ose arbitrare, 303 ishin torturuar, 49 ishin trajtuar në mënyrë mizore dhe 96 ishin vrarë./REL

hagë uÇk gjykata speciale e kosovës

Sondazh

Poll

Zjarr në Gjirokastër/ Merr flakë makina, digjet edhe një kasolle

Zjarr në Gjirokastër/ Merr flakë makina, digjet edhe një kasolle

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik

Vatër zjarri në Ndërnenas/ Digjen parcelat me ullinj, rrezikohen stallat e bagëtive

Aktivisti për kryeministrin Rama: Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH, bota i hoqi fishën

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun

Rama sulmon 2 televizione: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng një Prokurori

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit

Rama bën ironi me Opozitën: Qeveria gjykohet nëse lë drejtësinë të bëjë punën

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama: Llogaria e hapur me drejtësinë është çështje personale

Rama u turret mediave dhe SPAK: Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë

Rama i përgjigjet opozitës dhe sulmon mediat: Emërimi i Hysenit në SHISH u bë pasi...

"Arrestimi i Hysenit shtangu partnerët"/ Rama: Mbrojtja e institucioneve, detyrë e shtetit

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama i del në mbrojtje: Ishte masë ekstreme

Xing në Rinas/ Rama vjen nga SHBA, Berisha largohet për në Strasburg

Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën...

Me destinacion Greqinë, kapen 90 kg drogë në Kakavijë

Arrestohet 66-vjeçari në Fier, i gjendet automatik dhe nje 'Benz' i trafikuar nga Britania

Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, goditen disa grupe! 31 të arrestuar, 14 të tjerë në kërkim

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

I dënuar me6vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, dorëzon letrat kredenciale

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh

Arben Kola: Kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe

Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet e Bashkuara

Asambleja e OKB/ Rama: Jemi kundër kufizimit të IA, nevojiten sisteme kundër manipulimeve

Rama në OKB: Liria e shprehjes po kërcënohet nga përdorimi si armë i ‘fuqisë së shpërndarjes’

Rama: Algoritmi aktivizoi urrejtjen! Qytetarët protestuan kundër një armiku fantazmë

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Ne jemi të parët në botë me “Diellën”

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Shqipëria po përjeton të ardhmen që të tjerët ende....

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shitet qeveria, jo Shqipëria

Kryeministri Rama në SHBA: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!