Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në seancën e radhës plenare, në rend dite votimi i deklaratës për Gjykatën Speciale
Kuvendi i Kosovës këtë të hënë do të zhvillojë seancën e radhës plenare. Seanca do të nisë në orën 11:00 teksa sipas rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë disa çështje.
Në rendin e ditës përfshihet edhe miratimi i një deklarate lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës të 16 shtatorit 2026. Gjykata Speciale e Hagës mori vendimin duke dënuar me 81 vite gjithsej 4 ish-krerët e UÇK-së.
Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me 25 vite burgim. Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim. Kadri Veseli u dënua me 18 vjet burgim.
Rendi i ditës:
Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme.
Betimi i deputetëve.
Miratimi i Deklaratës lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të datës 16 shtator 2026.
Zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Formimi i komisioneve parlamentare.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të premten u shpreh se zgjedhjet e reja në vend do të mbahen në rast se Kuvendi i Kosovës nuk arrin të zgjedhë presidentin deri më 6 tetor.
Kurti ndër të tjera u shpreh se zgjedhjet e reja do të jenë sërish për Kuvend e për qeveri dhe jo për president. Ai theksoi se zgjedhja e presidentit bëhet nga Kuvendi.
Nëna simbol i dhimbjes së Kosovës në protestë, Ferdonije Qerkezi në mbështetje të krerëve të UÇK-së
Nëntë të arrestuar në Zubin Potok për krime lufte, operacioni lidhet me rastin “Grupi i intelektualëve”
Aksident i rëndë në Kosovë, humb jetën një 19-vjeçar! Shpëton shoferi i mjetit
- 08:20 Një javë pa ushqim dhe karburant, shpëtohen 260 emigrantë në Atlantik
- 08:19 Ndahen çmimet MTV VMA 2026, Madonna dhe Taylor Swift triumfojnë në natën e madhe të muzikës
- 08:14 Kush janë anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare (EMRAT)
- 08:13 Përshkallëzimi mes Riadit dhe rebelëve Huthi, ministri i Jashtëm saudit në Uashington për bisedime me Rubion
- 08:10 Pallati i Brigadave pret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, në qendër dosja Hyseni
- 08:07 Sulme me bomba ajrore dhe dronë mbi Kharkiv, 2 të vdekur e dhjetëra të plagosur