Parashikimi i motit/ E hëna nis me mjegull dhe vranësira, reshje të dobëta shiu në jug Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër, në orën 23:15, u njoftua për një automjet që kishte marrë flakë në lagjen “Dunavat”.
Menjëherë në vendngjarje u nis grupi i shërbimit me automjetin zjarrfikës. Me mbërritjen në vendngjarje u konstatua se autovetura ishte përfshirë e tëra nga flakët. Shërbimi zjarrfikës ndërhyri menjëherë dhe bëri të mundur shuarjen e plotë të zjarrit. Automjeti u dëmtua plotësisht nga zjarri, ndërsa nuk pati dëme të tjera materiale.
Në orën 23:25, në afërsi të vendit ku ndodhi zjarri i automjetit, u konstatua një tjetër vatër zjarri në një ambient-kasolle, ku ishin grumbulluar materiale të vjetra. Shërbimi zjarrfikës ndërhyri dhe bëri të mundur shuarjen e plotë të zjarrit. Nga zjarri u dogjën disa rroba dhe materiale të vjetra, ndërsa nuk pati dëme të tjera.
Organet ligjzbatuese ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjeve.
Top Channel