
Kuvendi i Kosovës pritet të zhvillojë sot seancën e parë plenare pas konstituimit të legjislaturës së re. Seanca është parashikuar të nisë në orën 11:00.
Në rendin e ditës është parashikuar betimi i deputetëve, ndërsa pritet të votohet edhe Deklarata lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, të 16 shtatorit 2026, ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.
Po ashtu, Kuvendi pritet të zgjedhë nënkryetarin e tij nga radhët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës.
Deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e 7 qershorit pritet gjithashtu të formojnë komisionet parlamentare, duke i dhënë kështu nisje punës së legjislaturës së re.
Më 16 shtator, Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në shkallë të parë, dënuan me një total prej 81 vitesh burgim Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. (A2 Televizion)