
Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, aty ku do të mblidhet Këshilli i Sigurisë kombëtare. Kjo mbledhje vjen pas skandalit të SHISH, ku ish-drejtoresha Vlora Hyseni është vënë nën masën e sigurisë "arrest në shtëpi".
Në fokus të diskutimeve pritet të jetë situata e sigurisë kombëtare, siguria e informacionit të klasifikuar dhe zhvillimet e fundit në Shërbimin Informativ të Shtetit. Në tryezë pritet të jetë edhe çështja e drejtimit të ri të SHISH, të cilin pas largimit të Hysenit do ta zerë drejtori i komanduar në SHISH Elvis Lila.