Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare.
Lëvizja vjen në një kohë kur çështja e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ka nxitur debate mbi sigurinë kombëtare dhe kërkesa nga opozita për mbledhjen e këtij këshilli.
Ish-shefja e SHISH Vlora Hyseni u shkarkua nga detyra pasi ndaj saj GJKKO ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.Kujtojmë që Hyseni dyshohet për dy vepra penale, “nxjerrjen e sekretit shtetëror” dhe “përkrahje e autorëve të krimit”.
Sipas ligjit, Këshilli kryesohet nga Presidenti i Republikës dhe përbëhet nga drejtuesit e institucioneve kryesore të shtetit, të cilët marrin pjesë në diskutimet që lidhen me sigurinë kombëtare, mbrojtjen dhe interesat strategjike të vendit.
Anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë:
1. Presidenti i Republikës, Bajram Begaj (kryeson Këshillin)
2. Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi
3. Kryeministri, Edi Rama
4. Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi
5. Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha
6. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu
7. Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo
8. Ministri i Financave, Petrit Malaj
9. Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi
11. Kryetari i Komisionit parlamentar për Sigurinë dhe Mbrojtjen, Bledar Çuçi
12. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji
13. Drejtori i Shërbimit Informativ të Shtetit, Elvis Lila
14. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj
Këshilli i Sigurisë Kombëtare është organ këshillimor që mblidhet nga Presidenti për të shqyrtuar çështje që lidhen me sigurinë e vendit, mbrojtjen kombëtare dhe koordinimin ndërinstitucional në situata me rëndësi të veçantë.














