Shkrumbohet një makinë gjatë natës në Gjirokastër, digjet edhe një magazinë e vjetër
Dy raste zjarri janë regjistruar gjatë mesnatës në lagjen “Dunavat” të Gjirokastrës.
Mësohet se një automjet është përfshirë nga flakët dhe pavarësisht ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, automjeti është shkrumbuar plotësisht nga zjarri. Fatmirësisht, flakët nuk kanë shkaktuar dëme të tjera materiale.
Gjithashtu është përfshirë nga zjarri edhe një ambient i vjetër, ku ishin grumbulluar rroba dhe materiale të ndryshme.
Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur shuarjen e plotë të flakëve. Nga zjarri janë dëmtuar disa rroba dhe materiale të vjetra, ndërsa nuk raportohet për dëme të tjera.
Ndërkohë, organet ligjzbatuese kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të dy rasteve të zjarrit.




