
Kukës- Tre operacione policore janë zhvilluar gjatë 24 orëve të fundit duke goditur disa veprimtari kriminale. Në pranga kanë përfunduar tre persona, dy prej të cilëve mbanin armë pa leje dhe kultivonin bimë narkotike në Tropojë dhe një tjetër i cili dyshohet se kishte vjedhur një lokal dhe një automjet.
Konkretisht në Tropojë janë arrestuar: E.M, 45 vjeç dhe S.H, 38 vjeç. Këtij të fundit gjatë kontrollit fizik iu gjet edhe një pistoletë të cilën e kishte fshehur në pantollona. Ndërsa në Krumë të Hasit është arrestuar I.J, 31 vjeç i cili dy ditë më parë kishte kryer dy vjedhje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme. Versus.al

