Çfarë është lumturia për Peter Magyar? Një xhiro me Vespa me të birin në rrugët e Romës.
Kryeministri hungarez, i cili javën që lamë pas ishte në Vatikan për një audiencë me Papa Leone XIV, përfitoi nga koha e lirë për të shijuar Qytetin e Përjetshëm. Dhe e bëri në mënyrën më romane të mundshme: hipi në Vespa me të birin dhe u nis nëpër rrugët e qytetit.
Janë pamje që nuk i sheh shpesh nga një politikan. Magyar shfaqet i shkujdesur, duke shijuar kohën me të birin dhe atmosferën e Romës. Dhe nuk ishte vetëm xhiroja me Vespa.
Magyar iu dorëzua plotësisht atmosferës së qytetit, duke kërcyer mes turistëve dhe vendasve nën ritmet e “Sarà perché ti amo”. Nga audienca në Vatikan te një xhiro me të birin dhe kërcimi në rrugët e Romës.
Për Peter Magyar, këtë herë “dolce vita” dukej shumë e bukur.










Komente
Komento