Kurti-Hamza takohen para seancës së Kuvendit, ja tre çështjet e “nxehta” që presin zgjidhje

28 Shtator 2026, 09:20Rajoni TEMA
Kurti-Hamza takohen para seancës së Kuvendit, ja tre

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar mbrëmjen e të dielës një takim me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Mediat në Kosovë raportojnë së gjatë takimit janë diskutuar tre çështje kryesore, një ditë para seancës së Kuvendit.

Një nga temat e diskutimit ka qenë deklarata, e cila pritet të miratohet nesër nga Kuvendi lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Po ashtu, Kurti dhe Hamza kanë diskutuar për ndryshimet në Projektligjin për Dhomat e Specializuara, si dhe për çështjen e presidentit të Kosovës. Seanca pritet të mbahet të hënën, rreth orës 11:00.

Seanca e Kuvendit zhvillohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka konstatuar se Kuvendi është konstituuar me vonesë, ndërsa ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës është zgjedhur në përputhje me Kushtetutën.

Në të njëjtin vendim, Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se 6 tetori është afati i fundit për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Lini një Përgjigje