Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Përfshihet nga flakët lokali ku u vra aksidentalisht shqiptari në Athinë, dyshimet e para (DETAJE-PAMJE)

Shkruar nga Newsbomb
Përfshihet nga flakët lokali ku u vra aksidentalisht shqiptari në
Përfshihet nga flakët lokali ku u vra Pëllumb Islami

Është përfshirë nga flakët në orët e para të kësaj të hëne një lokal në zonën e Nea Jonias, në Athinë. Mediat greke raportojnë se pjesa më e madhe e biznesit në fjalë është shkrumbuar ndërsa shtohet se zjarri ka prekur dhe tre banesa që ndodhen në katet e mësipërme të lokalit në fjalë. Sakaq raportohet se bëhet fjalë për lokalin ku më 22 shkurt 2023 u ekzekutua me armë zjarri 39-vjeçari shqiptar Pëllumb Islami.

Autoritetet vendase ndodhen në vendngjarje duke punuar për zbardhjen e potë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa deri në këto momente që raportojmë nuk është e sigurt nëse djegia e biznesit ka ndonjë lidhje me vrasjen e Pëllumb Islamit.

Gjatë incidentit, banorët e zonës raportuan se nga kati përdhes, aty ku ndodhet dhe lokali, u dëgjua një krismë e fortë. Sakaq bëhet me dije se autoritetet vendase po shqyrtojnë të gjitha mundësitë për shkaqet e zjarrit, përfshirë mundësinë që ai të ketë qenë i lidhur me një bombol gazi, pa përjashtuar mundësinë e zjarrvënies së qëllimshme.

Pamje nga vendngjarja, foto të marra nga newsbomb.gr 

Përfshihet nga flakët lokali ku u vra aksidentalisht shqiptari në
 
Përfshihet nga flakët lokali ku u vra aksidentalisht shqiptari në
 

 

Përfshihet nga flakët lokali ku u vra aksidentalisht shqiptari në
 

Po ashtu raportohet se në vendngjarje dolën menjëherë 18 zjarrfikës me pesë automjete, ndërsa në operacion u përdor edhe një automjet special me shkallë. Zjarrfikësit mësohet se kanë ndërhyrë në godinë duke larguar në mënyrë të sigurt persona që ndodheshin brenda ndërtesës së apartamenteve.

Një banore e pallatit, apartamenti i të cilit pësoi dëme të shumta nga zjarri, ka folur për momentet e tmerrshme që përjetoi.

“Dëgjova një krismë, mendoj se ishte nga koshi që hodhi kamioni i mbeturinave, por menjëherë pas kësaj pashë tym dhe flakë jashtë dhomës. Fillova të bërtisja, burri im mori një fikëse zjarri për të hedhur, i thashë ‘hajde të ikim’., është shprehur banorja për newsbomb.gr. 

Vrasja e Pëllumb Islamit, ngjarje e ndodhur më 22 shkurt të 2023,  ndodhi gjatë një përplasjeje me armë zjarri dhe sherr masiv brenda lokalit midis anëtarëve të një grupi kriminal (i njohur si "Grupi L") dhe personave të tjerë. Islami u qëllua gabimisht teksa se po pinte kafe në tavolinë, pasi nuk ishte i përfshirë në konflikt.

Sipas mediave vendase mësohet se Islami kishte tentuar të qetësonte situatën mes 7 shqiptarëve të cilët po debatonin në lokalin ku 39-vjeçari ishte ulur.

Bashkëshortja e tij ka rrëfyer për mediat greke se Islami u kishte thënë shqiptarëve që të qetësoheshin, por kur kishte parë që ata kishin nxjerrë armët kishte tentuar të largohet me vrap. Në tentativë për të shpëtuar, një plumb qorr i mori jetën 39-vjeçarit.

Autoritetet greke lëshuan disa urdhër-arreste për personat e përfshirë. Një 23-vjeçar shqiptar me dy emra ("Dhimitri" dhe "Nektarios") u vetëdorëzua dy muaj pas ngjarjes dhe u përfshi në hetimet e policisë. Sipas hetimeve, autorë të dyshuar për ngjarjen u lidhën me emra si Elis (Erlis) Salaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese