Konferencë ndërparlamentare për zgjerimin e BE-së, Rama mban fjalën përshëndetëse në Tiranë

28 Shtator 2026 | 09:17

Në Tiranë zhvillohet sot Konferenca Ndërparlamentare me temë “Agjenda strategjike për zgjerimin e BE-së dhe anëtarësimin e Shqipërisë”.

Në aktivitet do të marrë pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, i cili do të mbajë një fjalë përshëndetëse. Konferenca mbledh përfaqësues të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane.

Diskutimet do të fokusohen te procesi i zgjerimit të Bashkimit Europian, reformat, stabiliteti dhe siguria, si dhe procesi i anëtarësimit të Shqipërisë.

Në hapje të konferencës do të flasin Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, Kryeministri Edi Rama, Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, dhe raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Andreas Schieder.

Konferenca do të ndahet në tre sesione, ku do të trajtohen agjenda e zgjerimit të BE-së dhe rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit; zgjerimi si faktor për reformat, stabilitetin dhe sigurinë; si dhe roli i parlamenteve në procesin e integrimit europian.

Aktiviteti do të moderohet nga Kryetari i Komisionit për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, së bashku me përfaqësues të parlamenteve të vendeve pjesëmarrëse.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pallati i Brigadave pret mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, në qendër dosja Hyseni

Këshilli i Sigurisë Kombëtare zhvillon këtë të hënë, në orën 08:30, një mbledhje të thirrur nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në Pallatin e Brigadave....
08:10 | 28/09/2026

“Prisja dorëheqjen e Ramës si Vuçiç!” Mejdini: Rama tregoi se është i fortë kur e mendonin të dobët

E ftuar në një lidhje live në “Review” me Greta Topjanën, gazetarja Fatjona Mejdini komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama nga Rinasi, pas kthimit të...
21:58 | 27/09/2026

Ndryshohen ambasadorët e Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka propozuar ndryshime në drejtimin e dy ambasadave të Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut....
20:40 | 27/09/2026