Uncategorized
Vrasja e Egli Progës, mbërrijnë në Gjykatën e Korçës Denis Meçe dhe Leonidha Guçe
Denis Meçe dhe Leonidha Guçe kanë mbërritur këtë mëngjes në Gjykatën e Korçës, ku pritet të zhvillohet seanca lidhur me vijimin e çështjes penale për vdekjen e Egli Progës.
Në seancën e sotme, gjykata pritet të vendosë nëse do të shtyjë afatin e hetimeve apo nëse dosja do të dërgohet për gjykim.
Denis Meçe dhe Leonidha Guçe akuzohen për vrasjen e Egli Progës, ngjarje e ndodhur më 10 gusht 2024 në Pogradec.
Ndërkohë, tre personat e tjerë të akuzuar në kuadër të kësaj çështjeje ndodhen nën masën e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur”.
Seanca pritet të përcaktojë hapat e mëtejshëm të procesit gjyqësor.




