Greqi- Një lokal në Athinë u përfshi nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit duke u shkatërruar thuajse totalisht. Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në banesat që ndodhen mbi ambientin që përdorej për lokal.
Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes, dyshimet janë për zjarrvënie të qëllimshme.
Mediat greke sjellin në kujtesë faktin se lokali është i njëjti ku më 22 shkurt 2023 u ekzekutua me armë zjarri hidrauliku shqiptar, Pëllumb Islami, 37 vjeç. Shkak për tragjedinë u bë një sherr mes disa shqiptarëve të tjerë, ngjarje në të cilën viktima nuk kishte asnjë lidhje.
Autoritetet greke nuk kanë deklaruar deri tani nëse zjarri i sotëm ka ndonjë lidhje me vrasjen e Pëllumb Islamit. Hetimet vijojnë për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një incident të rastësishëm apo për një akt të qëllimshëm. Versus.al

