Rita Ora ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me postimin e saj të fundit në Instagram, ku ka ndarë disa momente nga java e saj.
Këngëtarja 35-vjeçare publikoi një seri fotografish nga përditshmëria, mes tyre edhe një selfie të realizuar në makinë. Në këtë imazh, ajo shfaqet me një triko të zezë dhe pantallona të kuqe, një kombinim që thekson siluetën e saj.
Postimi përmbante edhe një fotografi nga studioja muzikore, duke treguar se Rita po vazhdon punën për albumin e saj të katërt.
Krahas angazhimeve në muzikë, artistja ndau me ndjekësit edhe një moment personal. Ajo festoi kalimin e testit të vozitjes përmes një fotografie ku shfaqej e buzëqeshur.
Ka qenë një javë
-shkroi Rita krahas publikimit, i cili përfshinte gjithashtu një selfie në ashensor dhe disa momente më spontane nga ditët e saj.
Ndërkohë, këngëtarja ka folur së fundmi edhe për një prej thashethemeve që e kanë shoqëruar prej vitesh. Bëhet fjalë për pretendimet se ajo mund të ishte personazhi i përmendur si “Becky with the good hair” në këngën “Sorry” të Beyoncé.
Rita i ka mohuar vazhdimisht këto spekulime, ndërsa ka shpjeguar se disa detaje që u përdorën nga fansat si “shenja”, përfshirë një veshje me motive limoni dhe një varëse që u interpretua si shkronja “J”, ishin thjesht rastësi.
Artistja ka bërë të ditur se do të preferonte që vëmendja të përqendrohej te muzika dhe projektet e saj. Aktualisht, ajo vijon punën për albumin e katërt, duke u përgatitur për rikthimin me materiale të reja muzikore.