LIVE UPDATES
Bota

Analiza e DW: Me çfarë idesh Evropa synon të kapërcejë krizën e banesave?

Sipas këtij propozimi, kompanitë fitimprurëse që zotërojnë më shumë se 3000 banesa duhej të detyroheshin t'ia shisnin ato landit të Berlinit.

28 Shtator 2026, 09:21 Nga E.d
Analiza e DW: Me çfarë idesh Evropa synon të
Foto ilustruse

Në qytetin më të madh të Bashkimit Evropian, presioni në tregun e banesave është aq i madh, saqë banorët e tij duan të ndërmarrin një eksperiment historik. Pesë vjet më parë, qytetarët e Berlinit ngarkuan me referendum Senatin e kryeqytetit gjerman të hartonte një ligj që do t'i jepte fund fuqisë dominuese në treg të kompanive të mëdha të pasurive të paluajtshme.

Sipas këtij propozimi, kompanitë fitimprurëse që zotërojnë më shumë se 3000 banesa duhej të detyroheshin t'ia shisnin ato landit të Berlinit. Por kjo nuk ndodhi. Ndërkohë, që nga ajo kohë, çmimet mesatare të qirave për kontratat e reja janë rritur edhe me rreth 50 për qind.

Në zgjedhjet për Parlamentin e Berlinit më 20 shtator, partia E Majta (Die Linke) doli forca më e madhe politike. Gjatë fushatës elektorale, E Majta premtoi se do ta zbatonte me vendosmëri rezultatin e referendumit dhe do t'i vinte banesat e korporatave të mëdha të pasurive të paluajtshme nën pronësi publike. Në fushatë përdorej shpesh edhe termi "shpronësim”. Nëse Berlini do të hyjë vërtet në këtë territor të ri juridik, varet aktualisht nga negociatat për formimin e koalicionit qeverisës. Megjithatë, vetë rezultati i zgjedhjeve ka rikthyer në mbarë Evropën vëmendjen ndaj faktit se sa e rëndë është kriza e banesave në shumë zona metropolitane.

DW paraqet disa nga konceptet dhe zgjidhjet që metropole të tjera evropiane i kanë vënë tashmë në zbatim.

Vjena: Bashkia si qiradhënëse

Modeli i Vjenës konsiderohet një nga zgjidhjet shembullore evropiane kundër shpërthimit të çmimeve të qirave. Kryeqyteti austriak u përball me një krizë të rëndë banesash që pas Luftës së Parë Botërore. Krevatet ishin aq të pakta, saqë punëtorët flinin me turne dhe, në kushtet e mbipopullimit, përhapeshin sëmundje si tuberkulozi.

Zgjidhja e ndërmarrë në atë kohë vazhdon ta stabilizojë tregun e banesave edhe sot. Sipas të dhënave të qytetit, Vjena jep me qira rreth 220.000 banesa në pronësi publike dhe administron edhe 200.000 njësi të tjera si strehim të subvencionuar. Kështu, rreth 60 për qind e banorëve të Vjenës jetojnë në këto banesa. Kjo politikë ka ndikim stabilizues edhe mbi tregun e lirë të qirave, duke ndihmuar në mbajtjen nën kontroll të çmimeve. 

Basel: Tokë publike, ndërtesa private

Fakti që banimi po bëhet gjithnjë e më i shtrenjtë në shumë qytete lidhet edhe me rritjen e vlerës së tokës, si pasojë e atraktivitetit të zonave urbane. Për këtë arsye, në shumë vende po shqyrtohen mënyra për t'i shkëputur çmimet e qirave nga çmimet e larta të truallit. Një zgjidhje është që tokat në pronësi të komunave të mos shiten, por të jepen me qira afatgjatë, për shembull kooperative të banimit ose investitorëve me orientim social. Komunat përfitojnë sepse nuk duhet të mbulojnë kostot e ndërtimit, ndërsa investitorët nuk detyrohen të llogarisin çmime të larta të tokës, të cilat më pas do t'ua transferonin qiramarrësve.

Një nga pionierët e këtij modeli në Evropë është Bazeli. Në qytetin zviceran, rreth 40 për qind e të gjitha banesave të kooperativave janë ndërtuar në toka publike. Edhe qytete si Barcelona dhe Lisbona kanë vite që po bëjnë përpjekje të shtuara për ta vendosur dhe zgjeruar këtë model.

Parisi: Rikthimi në pronësi publike dhe shndërrimi i ndërtesave

Situata bëhet më e ndërlikuar kur toka dhe ndërtesat janë tashmë në pronësi private afatgjatë. Për këtë arsye, që nga viti 2014, komuna e Parisit gëzon të drejtën e parablerjes, të cilën e përdor veçanërisht në lagjet ku presioni i zhvendosjes së banorëve është i lartë, me synimin për të rritur përqindjen e banesave sociale. 

Objektivi është që deri në vitin 2035, 30 për qind e fondit të banesave të jenë banesa sociale. Megjithatë, por rritja e deritanishme i atribuohet kryesisht projekteve të reja të ndërtimit të realizuara nga vetë qyteti. Ndërkohë, kryeqyteti francez dhe komunat përreth po blejnë gjithnjë e më shumë ndërtesa biznesi për t'i kthyer ato në banesa. Në rajonin përreth, Île-de-France, janë identifikuar 61 projekte që mund të krijojnë deri në 8.200 banesa të reja.

Praga: Banesa për profesionet kyçe

Kryeqyteti i Çekisë, Praga, ka gjetur një mënyrë tjetër për të mbajtur në qytet ata punonjës pa të cilët shumë shërbime nuk do të funksiononin: infermierët, policët, mësuesit apo punonjësit e pastrimit, të cilët shpesh kanë më pak mundësi financiare për të përballuar qiratë sesa bankierët apo avokatët. Në Pragë janë ndërtuar rreth 660 banesa të rezervuara posaçërisht për punonjësit e sektorit publik.

Shoqëria që i administron këto banesa është një filial i një banke çeke. Falë financimeve evropiane dhe një planifikimi ekonomik afatgjatë prej 40 vitesh, qiratë synohet të mbahen rreth 20 për qind nën nivelin e zakonshëm të tregut. Përzgjedhjen e banorëve nuk e bën banka, por institucione si spitalet dhe zyrat publike. Ato lidhin marrëveshje bashkëpunimi dhe mund t'u ofrojnë punonjësve të rinj mundësinë e strehimit me qira të favorshme. Projekte të tjera të ngjashme tashmë janë në fazën e planifikimit.

Dublini: Qira me kosto, jo për fitim

Edhe kryeqyteti irlandez, Dublini, e ka të vështirë të mbajë në qytet njerëzit me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Pas krizës financiare të fundviteve 2000, shumë prona u blenë nga investitorë të huaj. Në të njëjtën kohë, gjigantët e teknologjisë, të tërhequr nga normat e ulëta tatimore, zgjodhën Dublinin si seli evropiane, duke rritur ndjeshëm kërkesën për banesa. Si rezultat, qiratë u rritën në mënyrë të vrullshme. Në Dublin ekzistojnë lista të gjata pritjeje, pasi oferta e banesave sociale është shumë më e vogël se kërkesa.

Programi Cost Rental Housing, i nisur në vitin 2021, synon një grup që shpesh mbetet jashtë skemave të ndihmës: personat me të ardhura nën 66.000 euro në vit, të cilët fitojnë tepër për të përfituar banesa sociale, por shumë pak për të përballuar çmimet e tregut të lirë. Në kuadër të këtij programi, organizata jofitimprurëse dhe institucione publike ofrojnë banesa pa synim përfitimi. Si pasojë, qiratë fillestare janë dukshëm më të ulëta se në treg. Sipas një studimi të Institutit të Kërkimeve Sociale ESRI, ato janë mesatarisht gati 30 për qind më të ulëta.

Qeveria irlandeze synon të vërë në dispozicion 18.000 banesa të tilla deri në fund të dekadës. Sa e madhe është kërkesa u pa vitin e kaluar në zonën Coolevally, në juglindje të Dublinit: për 104 banesa u paraqitën mbi 4.200 aplikime. Megjithatë, do të nevojiten ende shumë banesa të reja që oferta dhe kërkesa të arrijnë ekuilibrin në qytetet më të kërkuara të Evrops./DW

evropa banesa kriza

Sondazh

Poll
Bota 28 Shtator 2026, 08:21 E.d

Republika Çeke dhe objektivat e NATO-s

Foto ilustruse Republika Çeke duhet të mbetet e përkushtuar ndaj rritjes së shpenzimeve për mbrojtjen, kërkoi javën e ...

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Zjarr në Gjirokastër/ Merr flakë makina, digjet edhe një kasolle

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik

Vatër zjarri në Ndërnenas/ Digjen parcelat me ullinj, rrezikohen stallat e bagëtive

Aktivisti për kryeministrin Rama: Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH, bota i hoqi fishën

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun

Rama sulmon 2 televizione: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng një Prokurori

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit

Rama bën ironi me Opozitën: Qeveria gjykohet nëse lë drejtësinë të bëjë punën

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama: Llogaria e hapur me drejtësinë është çështje personale

Rama u turret mediave dhe SPAK: Prokurorët po përdorin gazetarë kamikazë

Rama i përgjigjet opozitës dhe sulmon mediat: Emërimi i Hysenit në SHISH u bë pasi...

"Arrestimi i Hysenit shtangu partnerët"/ Rama: Mbrojtja e institucioneve, detyrë e shtetit

Rama sulmon mediat: SHISH u ekspozua ndaj një dëmi të madh që duhej parandaluar

Arrestimi i Vlora Hysenit, Rama i del në mbrojtje: Ishte masë ekstreme

Xing në Rinas/ Rama vjen nga SHBA, Berisha largohet për në Strasburg

Çfarë po ndodh në Rinas? Rama lë gazetarët jashtë dhe anulon konferencën...

Me destinacion Greqinë, kapen 90 kg drogë në Kakavijë

Arrestohet 66-vjeçari në Fier, i gjendet automatik dhe nje 'Benz' i trafikuar nga Britania

Shisnin drogë pranë shkollave në Tiranë, goditen disa grupe! 31 të arrestuar, 14 të tjerë në kërkim

Kreu i PD: Nuk jam ftuar as për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Berisha i uron mirëseardhjen ambasadorit të ri: SHBA do të japë një ndihmë substanciale

Berisha: Provat direkte më të mëdha i kam për Edi Ramën, por SPAK nuk guxon ta thërrasë

Berisha: Ai është armik i egër i Kosovës, tani po përhap shpifje të ulëta kundër Vetëvendosjes

Berisha: Dëshmuan se orteku i opozitës po rritet çdo ditë dhe do të përmbushë misionin e tij

Berisha: Vlora Hyseni është kthyer për tu dhënë restin bashkëpunëtorëve të vet që e tradhtuan

Operacioni i SPAK në Shkodër,momenti i arrestimit të50-vjeçarit me rrezikshmëri të lartë,Bledar Çafi

Berisha: Sulmi i Ramës ndaj Joe Biden për dënimin e Thaçit është një paturpësi ekstreme

I dënuar me6vjet burgim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike,kapet në Fushë Krujë 41-vjeçari

Eric Wendt mbërrin në Pallatin e Brigadave, dorëzon letrat kredenciale

Aktivistja përplaset me deputetin: Qeverisë tuaj duhet t’i vijë turp që ka guxim të dalë përballë...

“Nesër më shumë"/ Mbyllet protesta e 118-të: Arrestoni Ramën

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Rama mbajti fjalimin në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, por salla ishte pothuajse bosh

Arben Kola: Kryeministri qëndron në dhomë 15 mijë dollarë nata, ndërsa spitalet janë pa ilaçe

Rama: Pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet e Bashkuara

Asambleja e OKB/ Rama: Jemi kundër kufizimit të IA, nevojiten sisteme kundër manipulimeve

Rama në OKB: Liria e shprehjes po kërcënohet nga përdorimi si armë i ‘fuqisë së shpërndarjes’

Rama: Algoritmi aktivizoi urrejtjen! Qytetarët protestuan kundër një armiku fantazmë

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Ne jemi të parët në botë me “Diellën”

Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB: Shqipëria po përjeton të ardhmen që të tjerët ende....

Protesta kundër qeverisë/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Shitet qeveria, jo Shqipëria

Kryeministri Rama në SHBA: Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, dëshmi e transformimit të Shqipërisë

Rama: SHBA tradhtoi Hashim Thaçin, George Washingtonin e Kosovës!