120 ditë protestë/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, me thirrje e pankarta në duar: Rama jep dorëheqjen
Mbyllet dita e 120-të e protestës, thirrje: Nesër më shum&eu...
Mbyllet dita e 120-të e protestës, thirrje: Nesër më shum&eu...
"Nuk mban përgjegjësi dhe fajson SPAK e mediat opozitare"/ Këlliçi: Rama normalizoi goditjen e siguris&eum...
Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit 27 Shtator, 14:55 ...
"Po studiojmë risqet që mund të sjellë në mjedis"/ Rama nga SHBA: Projekti i Sazanit dhe Zvërnecit, të jasht&...
Fitorja 3-1 ndaj Estudiantes u shoqërua me tensione të mëdha: përplasja mes lojtarëve dhe stafit vazhdoi edhe në tunelin e stadiumit

ARGJENTINE - Finalja e Superkupës së Argjentinës mes Rosario Central dhe Estudiantes de La Plata përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme. Rosario Central fitoi 3-1 dhe ngriti trofeun, ndërsa dy golat e Angel Di Marías, një prej figurave më të njohura të futbollit argjentinas, nuk ishin të vetmet pamje që tërhoqën vëmendjen.
Ajo që bëri xhiron e botës ishte përleshja masive që shpërtheu mes dy skuadrave në fund të ndeshjes.
Në qendër të tensioneve ishte gjykimi i arbitrit Dario Herrera, ndaj të cilit Estudiantes pati kritika të forta. Situata nisi të përshkallëzohej që në kohën shtesë, kur mbrojtësi i Estudiantes, Tomas Palacios, i huazuar nga Interi, ndërmori një sulm të ashpër ndaj trajnerit të Rosario Central, Jorge Almiron.
Pas vërshëllimës së fundit, tensioni shpërtheu plotësisht. Një përleshje e madhe mes lojtarëve, stafit dhe pjesëtarëve të të dy klubeve u zhvillua në mes të fushës dhe më pas vazhdoi edhe në tunelin që të çon drejt dhomave të zhveshjes.
Në situatën e tensionuar u përfshi edhe presidenti i Estudiantes, Juan Sebastian Veron, i cili pati një përplasje të ashpër verbale me arbitrin Dario Herrera pas përfundimit të takimit: “Kjo është e gjitha e jotja, hajdut!”
Në fund, skuadra humbëse zgjodhi një tjetër mënyrë për të shprehur protestën e saj. Para se të largohej nga fusha, lojtarët e Estudiantes duartrokitën fituesit në mënyrë ironike, në një gjest që u interpretua si një tjetër shenjë pakënaqësie ndaj mënyrës se si u zhvillua finalja.
B.T (Dosja.al)
Ministri i Jashtëm Izraelit, Gideon Saar IZRAEL - Edhe pse ndeshja e Ligës së Kombeve midis Izraelit dhe Irlandës (0-3) u zhvillua pa i...
AUSTRI - Orë të tëra shqetësimi te Sassuolo për gjendjen e Arijanet Muric. Portieri i skuadrës zijeshil u detyrua të largoh...
HUNGARI - Republika e Irlandës dhe Izraeli u përballën të dielën në Hungari në një atmosferë të tensionuar, ...
AUSTRI - Kosova e nisi mirë përballjen me Austrinë, por përfundoi duke dalë nga fusha me një humbje 3-1. Për trajnerin Fran...
Nga Endi Tufa TIRANE - Në vitin 2001, kur Igli Tare luante te Brescia, një kamera shqiptare ndoqi nga afër eksperiencën e tij në Ser...
NORVEGJI - Portugalia ka dëshmuar se mbetet një fuqi absolute në fushën e blertë edhe pa praninë e kapitenit historik, Cris...
GJERMANI - Një surprizë e përmasave të mëdha ka tronditur futbollin evropian mbrëmjen e sotme. Gjermania është mp...
AUSTRI - Dardanët e drejtuar nga Franco Foda e nisi ndeshjen me synime të qarta për të vazhduar ecurinë pozitive pas suksesit ndaj Ir...
Trincão, Vitinha, Fábio Silva, Jorge Jesus, Francisco Conceição dhe Bruno Fernandes gjatë seancës stërvitore të...
Tifozët e Feyenoord në Spotify Camp Nou ZVICER - UEFA ka njoftuar sanksionet për ndeshjet e para të garave evropiane të klubeve. M...