
Dy vatra zjarri janë regjistruar brenda pak minutash në lagjen “Dunavat” të Gjirokastrës. Rreth orës 23:15, një automjet u përfshi plotësisht nga flakët. Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur shuarjen e zjarrit, por makina u dëmtua tërësisht. Nuk pati dëme të tjera materiale.
Vetëm 10 minuta më vonë, pranë zonës ku ishte djegur automjeti, u konstatua një tjetër vatër zjarri në një kasolle ku mbaheshin materiale të vjetra. Flakët dogjën disa rroba dhe sende të tjera të grumbulluara, ndërsa edhe kjo vatër u vu nën kontroll nga zjarrfikësit. Policia po heton për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e dy ngjarjeve.