Një zjarr i madh ka përfshirë në orët e para të mëngjesit të sotëm një lokal në lagjen Nea Jonia të Athinës, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Sipas raportimeve të mediave greke, zjarri ka nisur në lokalin që ndodhet në katin përdhes të një pallati në rrugën Kastamonis dhe më pas është përhapur edhe në katet e sipërme. Ndërkohë që raportohet se në këtë lokal u vra tre vite më parë Pëllumb Islami.
Islami u qëllua me armë zjarri gjatë një konflikti mes disa personave në lokal. Sipas raportimeve të kohës, ai nuk kishte lidhje me konfliktin dhe u godit nga plumbat teksa ndodhej në ambientet e lokalit.












