Zjarr shkatërron lokalin në Athinë ku u ekzekutua Pëllumb Islami, policia dyshon për zjarrvënie

Një lokal në lagjen Nea Jonia të Athinës, është përfshirë nga zjarri dhe është shkatërruar plotësisht. Dëme të mëdha materiale janë shkaktuar edhe në tre banesat që ndodhen mbi të.

Autoritetet greke po hetojnë rrethanat e ngjarjes. Shkaku i zjarrit nuk është bërë ende i ditur, ndërsa policia dyshon se mund të jetë vënë qëllimisht.

Të lidhura

None found

Policia konfirmon se bëhet fjalë për të njëjtin lokal ku, më 22 shkurt 2023, u vra me armë zjarri 37-vjeçari shqiptar Pëllumb Islami. Ai u qëllua për vdekje me një plumb brenda ambienteve të lokalit.

Deri tani, autoritetet nuk kanë bërë të ditur nëse zjarri lidhet me vrasjen e Islamit apo me persona të përfshirë në atë ngjarje. Hetuesit po mbledhin prova dhe dëshmi për të përcaktuar shkakun dhe për të sqaruar rrethanat.


Shtuar më 28.09.2026 09:47

Quantcast
sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalpusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetcasibomcasibombahsegelsekabet