GJKKO refuzon tryezën e Ramës për pagat e magjistratëve: Presim vendimin e Kushtetueses

28 Shtator 2026 | 09:51

Edhe Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) nuk do të marrë pjesë në tryezën konsultative të thirrur nga kryeministri Edi Rama për pagat e magjistratëve.

Në një përgjigje zyrtare të datës 25 shtator 2026, GJKKO ka bërë me dije se nuk do të jetë pjesë e takimit, duke argumentuar se çështja është aktualisht në pritje të shqyrtimit dhe vendimmarrjes nga Gjykata Kushtetuese.

Vendimi për të mos marrë pjesë në tryezë vjen në të njëjtën linjë me qëndrimin e Gjykatës së Lartë, e cila gjithashtu ka refuzuar ftesën e Kryeministrisë, me argumentin se ligji për pagat e magjistratëve është tashmë objekt i shqyrtimit kushtetues.

Kështu, tryeza e thirrur nga Rama për diskutimin e formulës së re të pagave për magjistratët zhvillohet në një situatë ku dy prej institucioneve kryesore të drejtësisë kanë zgjedhur të mos marrin pjesë, duke iu referuar procesit në Gjykatën Kushtetuese.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pagat e magjistratëve, Shoqatat e Prokurorëve dhe gjyqtarëve refuzojnë tryezën me Ramën: Çështja ndodhet në Kushtetuese

Shoqatat e prokurorëve dhe gjyqtarëve kanë njoftuar se refuzojnë të zhvillojnë një dialog me kryeministrin Edi Rama lidhur me çështjen e pagave të magjistratëve.  Shoqata...
09:48 | 28/09/2026

Hoxha takim me kryetarin e Komisionit për Çështjet e BE në Bundestag: Gjermania mbështetëse e rrugëtimit evropian

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha priti mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë, Kryetarin e Komisionit për Çështjet e Bashkimit Evropian...
09:32 | 28/09/2026

Kush janë anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare (EMRAT)

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e thirrur nga Presidenti Bajram Begaj në Pallatin e Brigadave, rikthen në vëmendje përbërjen e organit më të lartë...
08:14 | 28/09/2026