Forca të shumta policie në Krujë, çfarë po ndodh?

Aktualitet

Policia-4.jpg
Një operacion antidrogë është zhvilluar mëngjesin e së hënës në malësinë e Krujës, pas zbulimit të lëndëve të dyshuara narkotike në një zonë të pyllëzuar.

Një numër i konsiderueshëm efektivësh policie janë nisur në drejtim të Malësisë së Krujës, ku po vijojnë kontrollet në terren.

Në aksion raportohet se janë angazhuar forcat e Komisariatit të Policisë Krujë, së bashku me efektivë të strukturave operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Kontrollet në zonën e pyllëzuar vijojnë, ndërsa pritet që Policia të japë më shumë detaje në lidhje me rezultatet e operacionit dhe sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar ose asgjësuar.


 

ME TE LEXUARAT