Vllaznia ka dy javë kohë për të vendosur kush do ta pasojë Edi Martinin në stol

Kanë mbetur 14 ditë deri në rikthimin e “Abissnet Superiore”, ku do të luhet java e 6-të. Ndërsa skuadrat përgatiten për të vijuar sezonin ose për të përmirësuar rezultatet, Vllaznia duhet të zgjidhë fillimisht situatën e trajnerit.

Të lidhura

None found

Prej disa ditësh konsiderohet e mbyllur periudha e Edi Martinit në “Loro Boriçi”, por largimi i tij ende nuk është bërë zyrtar. Për drejtimin e skuadrës janë shqyrtuar disa emra, mes tyre Ergi Borshi, ish-zëvendëstrajneri, i cili ka qenë në stol gjatë ndeshjeve të fundit.

Borshi, 30 vjeç, shihet si kandidatura më konkrete për të marrë drejtimin në këtë periudhë delikate. Përvoja e tij pranë klubit të Shkodrës e favorizon, ndërsa ditët e fundit ai ka udhëhequr edhe seancat stërvitore. Megjithatë, vendimi përfundimtar nuk është marrë ende.

Një mundësi tjetër është Vioresin Sinani, aktualisht drejtor teknik. Kalimi i tij në një rol tjetër duket më i vështirë për shkak të detyrës që mban, por çështja pritet të marrë drejtim në ditët në vijim. Fillimisht, pritet komunikimi zyrtar për largimin e Martinit dhe më pas nisja e një cikli të ri.

Pas 14 ditësh Vllaznia do të presë Dinamon në “Loro Boriçi”, në ndeshjen e rikthimit në Superiore. Deri atëherë pritet të bëhet e qartë se kush do të drejtojë nga stoli skuadrën shkodrane në përpjekjen për t’u ringritur.


Shtuar më 28.09.2026 09:57

Quantcast
sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalpusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetcasibomcasibombahsegelsekabet