• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shoqata e Gjyqtarëve refuzon ftesën e Ramës: Nuk marrim pjesë, presim vendimin e Kushtetueses!

by Sport Sport
September 28, 2026
in Aktualitet, Kronikë, Kryesore
Shoqata e Gjyqtarëve refuzon ftesën e Ramës: Nuk marrim pjesë, presim vendimin e Kushtetueses!
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqata e gjyqtarëve i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama lidhur me ftesën për takimin e planifikuar për sot, duke bërë me dije se nuk do të marrin pjesë në tryezën e diskutimit. Në një shkresë drejtuar kreut të qeverisë, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë shpreh vlerësimin për ftesën dhe nënvizon rëndësinë e dialogut institucional për çështjet me interes kombëtar. Megjithatë, Unioni argumenton se në këtë rast çështja e pagave është tashmë pjesë e një procesi kushtetues të nisur nga shoqatat e magjistratëve dhe që nuk ka përfunduar ende në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Unionit, procesi lidhet drejtpërdrejt me kundërshtimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe me zbatimin e vendimit nr. 15/2026 të Gjykatës Kushtetuese, për të cilin Unioni thotë se ka përcaktuar standardin minimal të pagës së magjistratëve.

Pikërisht për këtë arsye, në shkresë theksohet se pjesëmarrja në tryezën e thirrur nga Rama, ndërsa çështja është ende në shqyrtim kushtetues, mund të cenonte kufijtë e juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese dhe parimet e ndarjes së pushteteve.

“Deri në një vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me padinë e paraqitur nga shoqatat e magjistratëve, është e pamundur për ne pjesëmarrja në tryezën e konsultimit të datës 28 shtator 2026”, thuhet në përgjigjen e Unionit. Megjithatë, Unioni sqaron se mungesa në takim nuk duhet të interpretohet si një mbyllje e dialogut institucional me qeverinë. Përkundrazi, gjyqtarët shprehen se mbeten të hapur për komunikim dhe dialog në një moment të përshtatshëm, pasi Gjykata Kushtetuese të ketë dhënë vendimin e saj. Në shkresë thuhet gjithashtu se Unioni dhe anëtarët e tij janë të gatshëm të kontribuojnë, brenda kompetencave kushtetuese dhe ligjore, në çdo proces institucional që synon një zgjidhje të qëndrueshme dhe në përputhje me parimet kushtetuese të një shteti demokratik.

Ftesa e Ramës ishte drejtuar institucioneve të drejtësisë dhe shoqatave të magjistratëve për të diskutuar mbi një mekanizëm të ri për përcaktimin dhe rishikimin periodik të pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Takimi ishte parashikuar të zhvillohej sot më 28 shtator, në një kohë kur përplasja për formulën e re të pagave vijon të jetë e hapur.

Previous Post

Merr flakë lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Sport Sport

Sport Sport

TË FUNDIT

Shoqata e Gjyqtarëve refuzon ftesën e Ramës: Nuk marrim pjesë, presim vendimin e Kushtetueses!

Shoqata e Gjyqtarëve refuzon ftesën e Ramës: Nuk marrim pjesë, presim vendimin e Kushtetueses!

September 28, 2026
Merr flakë lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Merr flakë lokali në Athinë ku u vra Pëllumb Islami, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

September 28, 2026
Tre operacione në Kukës e Tropojë/ 3 në pranga, sekuestrohen armë dhe 42 bimë kanabis

Tre operacione në Kukës e Tropojë/ 3 në pranga, sekuestrohen armë dhe 42 bimë kanabis

September 28, 2026
Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Parashikimi i motit për sot, 28 shtator 2026

Kthjellime dhe vranësira kalimtare/ Parashikimi i motit për sot, 28 shtator 2026

September 28, 2026
Skandali tek SHISH/ Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Skandali tek SHISH/ Presidenti Begaj mbledh sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare

September 28, 2026
Horoskopi për sot, 28 shtator 2026/ Dashuria, financat dhe surprizat për 12 shenjat

Horoskopi për sot, 28 shtator 2026/ Dashuria, financat dhe surprizat për 12 shenjat

September 28, 2026
Alarm i kuq në Meksikë, uragani “Polo” pritet të prekë tokën të hënën mbrëma

Alarm i kuq në Meksikë, uragani “Polo” pritet të prekë tokën të hënën mbrëma

September 27, 2026
Përshkallëzohen tensionet Izrael-Turqi/ Netanyahu urdhëron përgatitjen e çështjes kundër Erdogan në Hagë

Përshkallëzohen tensionet Izrael-Turqi/ Netanyahu urdhëron përgatitjen e çështjes kundër Erdogan në Hagë

September 27, 2026
Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë

September 27, 2026
“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta e 120 kundër Ramës në Tiranë

“Nesër më shumë!”/ Mbyllet protesta e 120 kundër Ramës në Tiranë

September 27, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Makina 150 mijë euro e Grida Dumës, dhuratë nga Ergys Agasi?! Ja çfarë thonë Lolita dhe Elvi Fundo

    Makina 150 mijë euro e Grida Dumës, dhuratë nga Ergys Agasi?! Ja çfarë thonë Lolita dhe Elvi Fundo

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Shkarkohet Ilir Topi/ Ish-drejtuesja e CFO Pharma, Rexhina Bici pritet të drejtojë Fondin e Sigurimeve

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Gazetari trondit me deklaratën: Dyshime të forta për lidhjen e Neritan Nallbatit me Ergys Agasin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL