Gjermania është mundur në shtëpi në Ligën e Kombeve nga Greqia me shifrat 1-0 dhe për Bastian Schweinsteiger, ky është një sinjal i qartë se ekipi gjerman nuk është më në nivelet që ka qenë dikur. Duke folu për ARD pas ndeshjes, ish-mesfushori i Gjermanisë nuk u përmbajt në kritikat e tij.
“Më lejoni ta përsërit, ne nuk jemi më një ekip i madh. Ne kemi arritur mediokritetin. Nuk kemi më nga atë lloj lojtarësh. Duhet të largohemi nga kjo gjendje”, ishte alarmi i Shvajnit.
“Cilët lojtarë? Ata që bëjnë diferencën. Nëse sheh Greqinë, po të marrësh parasysh Karetsas apo Tzolis e Pavlidis në repartin e avancuar, ata sipas meje ishin lojtarë që bënin diferencën. Ne nuk i kemi këto lloj lojtarësh”, vijoi ai, duke theksuar se kuptonte tashmë arsyen pse Klop kishte bërë një grumbullim me aq shumë futbollistë.
“Kjo është arsyeja, me të drejtë, që Klop duhej të shihte të gjithë ata që do të merrte në konsideratë, në mënryë që të zhvillojë një ekip që të luajë pastaj në stilin e futbollit të tij. Uroj që ta shohim këtë në nëntor. Tani jemi vetëm në fazën e testimit. Do të bëhet e vështirë nëse nuk do ta arrijë këtë.
Klop po mësohet me situatën, Kjo është vetëm ndeshja e tij e dytë. Këto gjëra kërkojnë kohë. Ai nuk është magjistar. Nuk mund të presësh që ekipi të dalë nga fusha me një fitore dominuese 4-0 ndaj Greqisë. Kjo kërkon shumë punë”, tha ish-mesfushori i Gjermanisë.

