E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

Qytetarëve po u hakërohet WhatsApp? AKSK apel, hapat që duhet të ndiqni për të mbrojtur llogarinë

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar pas raportimeve të fundit në rajon për raste të komprometimit të llogarive WhatsApp.

Në disa prej rasteve të raportuara, përdoruesit kanë humbur aksesin në llogaritë e tyre, ndërsa autoritetet përkatëse po analizojnë mënyrën e komprometimit.

Për të mbrojtur llogarinë tuaj:

Aktivizoni verifikimin me dy hapa (Tëo-step verification) te Settings → Account.

Mos ndani me askënd kodet e verifikimit, fjalëkalimet apo të dhënat e llogarisë.

Kontrolloni rregullisht seksionin “Linked Devices” dhe shkëputni menjëherë çdo pajisje që nuk e njihni.

Mos klikoni linqe të dyshimta të dërguara me SMS, ËhatsApp apo email, veçanërisht kur ju kërkohet të verifikoni llogarinë.

Nëse merrni një kod ose njoftim për regjistrimin e ËhatsApp-it në një pajisje tjetër pa e kërkuar vetë, mos e ndani kodin dhe mos autorizoni kërkesën.

Siguroni edhe adresën e email-it të lidhur me llogarinë, me një fjalëkalim unik dhe autentikim me shumë faktorë.

Nëse humbni aksesin në llogarinë tuaj, përdorni vetëm procedurat dhe kanalet zyrtare të ËhatsApp për rikuperimin e saj.

Një kod verifikimi është personal. Edhe kur kërkesa duket sikur vjen nga një person që njihni, verifikojeni përpara se të veproni.

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.