Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i thirrur nga Presidenti Bajram Begaj, ka përfunduar mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë në Pallatin e Brigadave.
Takimi nisi në orën 08:30 dhe në të mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama, së bashku me drejtuesit e institucioneve kryesore të sigurisë dhe funksionarë të tjerë shtetërorë.
Mbledhja u zhvillua në një moment të ndjeshëm për institucionet e sigurisë, pas hetimit dhe masës së arrestit në shtëpi ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni.
Në fokus të diskutimeve ishte situata e sigurisë kombëtare, mbrojtja e informacionit të klasifikuar dhe çështjet që lidhen me funksionimin dhe garantimin e sigurisë së institucioneve, veçanërisht në rastet kur drejtues apo punonjës të tyre bëhen subjekt i hetimeve penale.
Rama kishte deklaruar një ditë më parë se çështja e Hysenit dhe përgjegjësitë institucionale do të diskutoheshin në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, duke e cilësuar këtë tryezë si vendin ku duhet të trajtohen garancitë për mbrojtjen e institucioneve të sigurisë.
Me përfundimin e mbledhjes, deri në këto momente nuk janë bërë publike detaje të plota mbi diskutimet e zhvilluara gjatë takimit.
Zhvillohen tre operacione në Tropojë e Kukës, arrestohen 3 persona për armëmbajtje, kultivim të narkotikëve dhe vjedhje
GJKKO refuzon tryezën e Ramës për pagat e magjistratëve: Presim vendimin e Kushtetueses
Pagat e magjistratëve, Shoqatat e Prokurorëve dhe gjyqtarëve refuzojnë tryezën me Ramën: Çështja ndodhet në Kushtetuese
- 10:06 Zhvillohen tre operacione në Tropojë e Kukës, arrestohen 3 persona për armëmbajtje, kultivim të narkotikëve dhe vjedhje
- 10:04 Zbuloi transferimin sekret të dy ushtarëve koreano-veriorë, Koreja e Jugut i kërkon llogari Ukrainës: Kërkoni falje
- 10:00 Aktivizimi i vullkanit Etna bllokon aeroportin e Katanias për të tretën ditë radhazi
- 09:54 Kina dhe SHBA bien dakord për uljen e tarifave për mallra me vlerë 60 miliardë dollarë
- 09:51 GJKKO refuzon tryezën e Ramës për pagat e magjistratëve: Presim vendimin e Kushtetueses
- 09:50 Irani këmbëngul te diplomacia pas refuzimit të planit nga Trump: Nëse Teherani nuk tregon, askush nuk do të tregtojë