I shpallur fajtor për “masakrën” e Lushnjës në 2017-ën dhe i dënuari me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu ka bërë kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për rigjykim të çështjes së tij. Relatore e çështjes është caktuar Sonila Bejtja, ndërsa ai pretendon shkelje të Kushtetutës pasi vendimet gjyqësore që kanë cenuar të drejtat dhe liritë themelore të tij.
Në prill të 2024 gjykata e Posaçme dënoi me burgim të përjetshëm Haxhiun, si autorin kryesor të vrasjess së Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha si dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiu dhe Bujar Turku në qytetin e Lushnjës në vitin 2017.
Dënimi me burgim të përjetshëm, i dhënë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, u la në fuqi edhe nga Gjykata e Posaçme e Apelit. Më 19 maj 2026, Gjykata e Lartë vendosi të rrëzonte rekursin e Haxhiut lidhur me vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit.
Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë kërkesën e Haxhiut për të vendosur nëse ajo plotëson kushtet për t’u marrë në shqyrtim.








Komente
Komento