Reforma territoriale, Këshilli Bashkiak i Maliqit voton kundër “shkrirjes” me Korçën

28 Shtator 2026 | 10:16

Këshilli Bashkiak i Maliqit është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar dhe më pas për të votuar projektvendimin për draftin e Reformës Territoriale. Mbledhja ka bërë bashkë të majtë e të djathtë, të cilët në unanimitet kanë votuar kundër këtij drafti. Sipas raportimeve, 21 anëtarë kanë votuar kundër bashkimit, ndërsa vetëm një ka votuar pro.

Ky votim kundër vjen pas mbledhjes së fundit, ku këshilltarët e majtë braktisën mbledhjen, me pretendimin se u nevojitej kohë për t’u njohur me draftin. Në atë mbledhje nuk pati vendimmarrje.

Këtë herë, këshilltarët e majtë kanë votuar kundër, duke shprehur qëndrimin se një bashkim i tillë nuk është në favor të banorëve dhe territorit të Bashkisë Maliq.

Votimi vjen edhe pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Korçë disa javë më parë, ku u diskutua drafti i Reformës Territoriale.

Ndërkohë, edhe banorë të Maliqit, si dhe eksponentë të ndryshëm të politikës lokale dhe përfaqësues të administratës, janë shprehur publikisht kundër kësaj reforme dhe shkrirjes së Maliqit me Korçën.

Në anën tjetër, disa ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Korçës votoi pro këtij drafti dhe bashkimit me Maliqin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Këshilli i Sigurisë Kombëtare, i thirrur nga Presidenti Bajram Begaj, ka përfunduar mbledhjen e zhvilluar këtë të hënë në Pallatin e Brigadave. Takimi nisi në...
10:08 | 28/09/2026

Zhvillohen tre operacione në Tropojë e Kukës, arrestohen 3 persona për armëmbajtje, kultivim të narkotikëve dhe vjedhje

Tre persona janë vënë në pranga këtë të hënë, pas tre operacioneve të ndryshme të zhvilluara në Tropojë dhe Kukës, pasi akuzohen për veprat penale...
10:06 | 28/09/2026

GJKKO refuzon tryezën e Ramës për pagat e magjistratëve: Presim vendimin e Kushtetueses

Edhe Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) nuk do të marrë pjesë në tryezën konsultative të thirrur nga kryeministri Edi Rama...
09:51 | 28/09/2026