E hënë, 28 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Vlora Hyseni në “arrest shtëpie”, përfundon mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Ka përfunduar pas rreth një orë e gjysmë mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e thirrur nga Presidenti Bajram Begaj.

Mbledhja nisi në orën 08:30 në një kohë kur në fokus është hetimi ndaj ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, e cila ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Në takim morën pjesë anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ndërsa i pranishëm ishte edhe drejtuesi i komanduar i SHISH, Elvis Lila.

Deri në këto momente nuk janë bërë publike detaje zyrtare mbi diskutimet e zhvilluara gjatë mbledhjes apo vendimet e marra.

ANËTARËT E KËSHILLIT TË SIGURIMIT

Këshilli i Sigurisë Kombëtare kryesohet nga Presidenti i Republikës.

Kuvendi – Kryetari Niko Peleshi

Këshilli i Ministrave – Kryeministri Edi Rama

Ministria e Mbrojtjes – Ermal Nufi

Ministria përgjegjëse për Punët e Jashtme – Ferit Hoxha

Ministria e Drejtësisë – Toni Gogu

Ministria përgjegjëse për Punët e Brendshme – Ervin Demo

Ministria përgjegjëse për Financat – Petrit Malaj

Ministria përgjegjëse për Transportin – Enea Karakaçi

Ministria përgjegjëse për Energjinë – Enea Karakaçi

Komisioni i përhershëm parlamentar përgjegjës për sigurinë dhe mbrojtjen – kryetari Bledar Çuçi

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura – Shefi i Shtabit Arben Kingji

Shërbimi Informativ i Shtetit – Drejtori Elvis Lila

Policia e Shtetit – Drejtori i Përgjithshëm Skënder Hitaj

Vazhdo të lexosh

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.