Rokadë në postet diplomatike në Prishtinë dhe Shkup, Denion Meidani e Petrit Malaj ndërrojnë detyrat

Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha, ka rikthyer në axhendë propozimin për ndryshimin e ambasadorëve shqiptarë në dy vende fqinje të rajonit, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.

Një anëtar i Komisionit Parlamentar për Punët e Jashtme i tha gazetarit të Top Channel, Muhamed Veliu, se më 9 tetor pritet të zhvillohen në këtë komision dy seanca dëgjimore, të lidhura me një rokadë diplomatike.

Të lidhura

None found

Ambasadori aktual i Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, pritet të dëgjohet nga komisioni pasi është propozuar për të marrë drejtimin e ambasadës shqiptare në Prishtinë.

Ndërkohë, Petrit Malaj, i cili prej tre vitesh shërben si ambasador i Shqipërisë në Kosovë, do të paraqesë platformën e tij për postin e ambasadorit në Shkup.

Ende nuk është bërë i ditur relacioni shoqërues i ministrit Ferit Hoxha, ku do të shpjegohej arsyeja e këtij ndryshimi në përfaqësitë diplomatike të Shqipërisë në Prishtinë dhe Shkup.

Ideja për këto lëvizje u bë publike fillimisht në maj, pasi ambasadori Denion Meidani u shfaq në krah të protestave studentore në Shkup.

Pas kësaj, u raportua se ministri Ferit Hoxha kishte marrë ankesa nga partia qeverisëse VMRO dhe nga aleati i saj shqiptar, VLEN, lidhur me qëndrimet dhe rolin e Meidanit gjatë protestave.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i mohoi këto raportime, duke i cilësuar pretendimet si plotësisht të pabazuara.

Në reagimin e saj për mediat, ministria deklaroi se emërimet dhe lëvizjet diplomatike vendosen në përputhje me legjislacionin në fuqi. Sipas saj, këto procese mbështeten në vlerësime profesionale dhe institucionale, me qëllim përdorimin sa më efikas të burimeve njerëzore dhe zbatimin e prioriteteve të politikës së jashtme shqiptare.

Ndryshimet e mundshme në Prishtinë dhe Shkup nuk janë të vetmet lëvizje që po shqyrtohen në shërbimin diplomatik shqiptar.

Javën e kaluar, Komisioni Parlamentar për Punët e Jashtme zhvilloi seancën dëgjimore me ambasadorin e Shqipërisë në Londër, Uran Ferizi, i propozuar për të drejtuar Misionin e Shqipërisë në OSBE, në Vjenë.

Ndërkohë, ende nuk është përcaktuar emri i ambasadorit të ri shqiptar në Britaninë e Madhe.


Shtuar më 28.09.2026 10:16

Quantcast
sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalpusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetcasibomcasibombahsegelsekabet