Kallas: Rusia po planifikon akte sabotimi, duhen më shumë anije në Detin e Kuq
Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas ka deklaruar këtë të hënë se raportet e inteligjencës tregojnë se Rusia po planifikon më shumë sabotim në Evropë.
“Ne duhet të jemi vigjilentë sepse shohim në raportet e inteligjencës se Rusia po planifikon më shumë akte sabotimi dhe sulmesh kundër demokracisë sonë – për të ndarë shoqërinë tonë, për të frikësuar shoqëritë tona që të mos e ndihmojnë Ukrainën “, tha Kalas përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Bruksel.
Kalas tha gjithashtu se BE-së i duhen më shumë anije për ta bërë operacional misionin e saj “Mburoja” për të mbrojtur anijet në Detin e Kuq.
Duke folur pas mbërritjes së saj në takimin e ministrave evropianë të mbrojtjes, Kallas tha se po u bën thirrje shteteve anëtare të kontribuojnë më shumë në mision, por ende nuk ka marrë angazhime të reja.
Aktivizimi i vullkanit Etna bllokon aeroportin e Katanias për të tretën ditë radhazi
Aksident i rëndë në Turqi, shtatë të vdekur dhe 13 të plagosur
Çfarë dimë për hetimin kundër terrorizmit në bazën amerikane në Britani
- 10:20 Drejtësia refuzoi tryezën e Ramës, vjen përgjigjia e Kryeministrisë
- 10:16 Reforma territoriale, Këshilli Bashkiak i Maliqit voton kundër “shkrirjes” me Korçën
- 10:09 Brohoritje për Ratko Mlladiç në Marakana, pamjet nga ndeshja Serbi-Holandë shkaktojnë reagime
- 10:08 Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare
- 10:06 Zhvillohen tre operacione në Tropojë e Kukës, arrestohen 3 persona për armëmbajtje, kultivim të narkotikëve dhe vjedhje
- 10:04 Zbuloi transferimin sekret të dy ushtarëve koreano-veriorë, Koreja e Jugut i kërkon llogari Ukrainës: Kërkoni falje