Institucionet e drejtësisë dhe dy shoqatat e gjyqtarëve kanë refuzuar ftesën e Edi Ramës për të diskutuar në një tryezë mbi piramidën e pagave dhe gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për nivelin e tyre pas përplasjes për ligjin e fundit të miratuar nga Kuvendi. Shoqata dhe Unioni i Gjyqtarëve informojnë këtë qëndrim përmes një shkresë drejtuar Kryeministrisë, ku thonë se nuk janë kundër dialogut, por se ai duhet të zhvillohet pasi vendimmarrjes së Gjykatës Kushtetuese, ku kanë kundërshtuar edhe ligjin e ri të miratuar më 17 shtator nga Kuvendi. Dubel grafik – Deri në një vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me padinë e paraqitur nga shoqatat e magjistratëve është e pamundur për ne pjesëmarrja në tryezën e konsultimit, pa e konsideruar këtë mospjesëmarrje si një mbyllje të dialogut institucional. Përkundrazi, mbetemi të hapur për çdo komunikim dhe dialog institucional në një moment të përshtatshëm pas qartësimit të situatës nga Gjykata Kushtetuese. Ftesa nuk është pranuar as nga Gjykata e Lartë, as nga Prokuroria e Përgjithshme dhe as nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Pjesëmarrjen parimore e ka konfirmuar vetëm Këshilli i Lartë Gjyqësor. Magjistratët kundërshtojnë referencën e pagave të tyre te ajo e Presidentit dhe kërkojnë që ligji të parashikojë referencën mbi pagën e një funksionari të lartë me statusin e nëpunësit civil. Kuvendi ndryshoi ligjin më 17 shtator duke parashikuar nivelin e pagës për magjistratë sa 38 për qind e asaj të Presidentit të Republikës.