
Pasi magjistratët refuzuan takimin me kryeministrin Edi Rama mbi piramidën e pagave, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrisë. Nëpërmjet përgjigjies për institucionet e drejtësisë, bëhet me dije se nga nesër do të nisë puna për hartimin e ligjit të ri ta pagave.
“Mbetemi të hapur për vijimin e dialogut dhe dakordësimin e një date tjetër”- thuhet mes të tjerash në njoftimin e kryeministrisë sa i takon gjyqtarëve.
Këta të fundit e bënë të qartë se nuk do të merrnin pjesë në tryezën e diskutimeve të Ramës me argumentin se çështja e pagave tanimë i kishte kaluar Gjykatës Kushtetuese. Versus.al


