Detaje nga operacioni i madh kundër lëndëve narkotike në shkolla/ U zbuluan me agjentë të infiltruar, u goditën 8 grupe dhe zonat ku vepronin

Detaje të reja dalin nga operacioni antidrogë i zhvilluar në Tiranë, për goditjen e rrjetit që shpërndante lëndë narkotike, veçanërisht pranë shkollave. Sipas burimeve, personat e arrestuar dhe të shpallur në kërkim vepronin në të paktën 8 grupe të ndryshme, të shtrira në disa zona të Tiranës.

Një grup vepronte në Laprakë, një tjetër në zonën e Brakës dhe Jordan Misjes, ndërsa grupe të tjera shtrinin aktivitetin në Selitë, Yzberisht, Allias, si dhe në zonën e Tregut Elektrik dhe Qytetit Studenti, raporton gazetarja Xhensila Kodra.

Të lidhura

None found

Në secilin prej këtyre grupeve janë identifikuar nga 3 deri në 4 persona që merreshin me shitjen e lëndëve narkotike.

Një nga veçoritë e këtij rrjeti ishte bashkëpunimi mes grupeve. Kur njëri prej tyre nuk dispononte lëndë narkotike, klientët adresoheshin te grupet e tjera, duke vijuar në këtë mënyrë shpërndarjen.

Për dokumentimin e aktivitetit kriminal, hetuesit kanë përdorur agjentë të infiltruar dhe blerje të stimuluara, veçanërisht për të dokumentuar shitjet e lëndëve narkotike pranë institucioneve arsimore.

Në kuadër të hetimit janë goditur edhe pesë furnizues të grupeve, të dyshuar për sigurimin e heroinës dhe kokainës që më pas shpërndahej në zona të ndryshme të Tiranës.

 


Shtuar më 28.09.2026 10:31

Quantcast
sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalpusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetcasibomcasibombahsegelsekabet