Kallas paralajmëron për sabotime të reja ruse në Europë dhe kërkon më shumë anije për Detin e Kuq

Raportet e inteligjencës sinjalizojnë se Rusia mund të përgatitë akte të tjera sabotimi në Europë, deklaroi shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas.

Të lidhura

None found

Para takimit të ministrave të mbrojtjes të BE-së në Bruksel, Kallas u shpreh se vendet duhet të qëndrojnë vigjilente. Sipas saj, Rusia synon të sulmojë demokracinë, të përçajë shoqërinë dhe të frikësojë njerëzit që të mos mbështesin Ukrainën.

Kallas tha gjithashtu se Bashkimit Europian i nevojiten më shumë anije për ta bërë plotësisht funksional misionin “Mburoja”, që synon mbrojtjen e anijeve në Detin e Kuq.

Me të mbërritur në takimin e ministrave europianë të mbrojtjes, ajo u bëri thirrje vendeve anëtare të japin kontribut më të madh për misionin. Megjithatë, deri tani nuk ka marrë angazhime të reja.


Shtuar më 28.09.2026 10:33

Quantcast
sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalpusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetcasibomcasibombahsegelsekabet