AKTUALITET /

"Më janë shkelur të drejtat", i dënuar me burg përjetë, Laert Haxhiu kërkon rigjykim në Kushtetuese

Shkruar nga Versus

"Më janë shkelur të drejtat", i dënuar me burg

Laert Haxhiu, i dënuar me burg përjetë për masakrën e Lushnjës në 2017-ën ku u vranë 2 persona dhe u plagos një tjetër, ka dërguar kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për rigjykimin e çështjes së tij.

Sipas Haxhiut, ka patur shkelje të Kushtetutës dhe të drejtave themelore në procesin e zhvilluar ndaj tij. Relatore e çështjes është caktuar Sonila Bejtja. 

Vendimin e GJKKO për Haxhiun, e kishte lënë në fuqi edhe Apeli, edhe Gjykata e Lartë. 

Haxhiu, i njohur ndryshe si “rivali” i Aldo Bares, ish-kreut të bandës së Lushnjës, është dënuar për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës si dhe plagosjen e Marjus Xhepexhiut dhe Bujar Turkut në Lushnjë në vitin 2017. Ndërsa ndaj tij po zhvillohet një tjetër proces gjyqësor në GJKKO për ngjarje të tjera të rënda kriminale. Versus.al

Poll