Është shtyrë për më datë 12 tetor çështja për dosjen “Partizani”.

Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel, se shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e avokatëve.

Gjykata nuk vendosi gjoba administrative ndaj avokatëve që mungonin, sepse, sipas trupës gjyqësore, për sa kohë bojkoti bëhet mbi vendimin e Dhomës Kombëtare të Avokatisë, duhet ndjekur parimi i mosvendosjes së gjobës.

Siç raporton gazetarja, sot teksa ka nisur bojkoti edhe i masave të sigurisë, rezulton se nuk ka asnjë masë sigurie.

Top Channel