Misioni Nations League, ja si mund të luajë Italia ndaj Turqisë Punimet për rikonstruksionin e stadiumit “Myslim Koçi” në Gramsh janë në fazën finale, me impiantin që tashmë ka marrë formën e tij të re. Federata Shqiptare e Futbollit, në bashkëpunim me Bashkinë Gramsh, ka përmbyllur të gjitha punimet e tjera të parashikuara në kuadër të rikonstruksionit të stadiumit. Ndërkohë, vijon puna për shtrimin e tapetit të ri të fushës, i cili po shkon drejt përfundimit.
Paralelisht, po kryhet edhe mobilimi i ambienteve të brendshme të stadiumit, duke kompletuar hapësirat që do t’u shërbejnë ekipeve dhe stafit. Me përfundimin e këtyre ndërhyrjeve, “Myslim Koçi” do të jetë një impiant i rinovuar dhe modern në shërbim të futbollit të Gramshit, duke krijuar kushte më të mira për ekipet, akademitë dhe futbollistët e rinj.
Zhvillimi i infrastrukturës vijon të jetë një nga prioritetet e Federatës Shqiptare të Futbollit, me investime që synojnë përmirësimin e kushteve dhe krijimin e hapësirave të përshtatshme për zhvillimin e futbollit në të gjithë vendin. Stadiumi “Myslim Koçi” pritet të jetë së shpejti gati për të mirëpritur aktivitetet sportive dhe për t’i shërbyer komunitetit të Gramshit.
Top Channel