Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

"Kemi një surprizë të madhe", FOTO: Hakerat publikojnë listën me numrat e telefonit të agjentëve të Shërbimit Informativ të Shtetit

Shkruar nga Newsbomb
"Kemi një surprizë të madhe", FOTO: Hakerat
Hakerat publikojnë numrat e telefonit të agjentëve të SHISH

Hakerat e grupit "Homeland Justice" kanë publikuar në llogarinë e tyre në Telegram numrat e celularit të të gjithë agjentëve të Shërbimit Informativ të Shtetit. Dokumentet i përkasin vitit 2020 dhe siç pretendohet, janë listat e plota të rrjetit të inteligjencës shqiptare.

Siç shihet dhe nga pamjet, hakerat kanë ngarkuar në rrjet disa dokumente, të cilat janë parë dhe nga redaksia e newsbomb.al dhe konfirmohet se janë autentike.

Ato përmbajnë listën e plotë të numrave telefonikë të agjentëve të Shërbimit Informativ të Shtetit, të vulosura dhe nga kompania Vodafone Albania, pasi numrat janë në pronësi të këtij rrjeti, dhe bëjnë fjalë për pagesën mujore të shërbimit.

"Kemi një surprizë të madhe", FOTO: Hakerat
Hakerat publikojnë numrat e telefonit të agjentëve të SHISH

"Në javët në vazhdim, do të ketë surpriza të mëdha për qeverinë", shkruajnë hakerat, ndërkohë që numrat e telefonit të rrjetit të Shërbimit Informativ janë publikë.

Vlen të theksohet, se asnjë nga dokumentet nuk i përket periudhës së fundit, por janë të vitit 2020 dhe paraprakisht, gjasat janë që të jenë dokumentet që u morën nga posta elektronike e kreut të kohës të SHISH, Helidon Bendo.

"Kemi një surprizë të madhe", FOTO: Hakerat
Hakerat publikojnë numrat e telefonit të agjentëve të SHISH

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese