Lushtaku: Takimi Kurti-Hamza dhe qëndrimi i PDK-së për Dhomat e Specializuara

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, deklaroi se nuk kanë ende të dhëna zyrtare për temat që u trajtuan në takimin e mbrëmshëm mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza.

Të lidhura

None found

Teksa po hynte në Kuvend, Lushtaku bëri të ditur se më shumë rreth bisedës do të mësojnë në mbledhjen e grupit parlamentar, e cila mbahet para fillimit të seancës plenare të sotme.

“Nuk i kemi ende të qarta të gjitha ato që u diskutuan dhe nuk kemi informacione zyrtare. Në mbledhjen e grupit parlamentar që zhvillojmë sot do të njoftohemi më saktë. Mendoj se çështja kryesore ka qenë arritja e një qëndrimi të përbashkët të Kuvendit për mbështetjen e ish-krerëve të UÇK-së. Do të ishte marrëzi të mos kishim unitet për këtë. Gjithashtu, PDK-ja ka paraqitur propozimin e saj për Dhomat e Specializuara. U bëjmë thirrje të gjitha partive, pa dallim, të mbështesin këtë çështje, sepse janë prekur historia, e tashmja dhe e ardhmja e vendit. Është me rëndësi që partitë politike të pajtohen plotësisht, pasi UÇK-ja është, mbi të gjitha, vlerë e përbashkët”, tha Lushtaku.

I pyetur nëse takimi preku edhe çështjen e presidentit, deputeti tha se ajo nuk duhet të lidhet me nevojën për miratimin nga Kuvendi të Projektligjit për ndryshimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Për këtë pozicion duhet të bisedohet brenda grupit parlamentar, por nuk do ta lidhja këtë çështje me presidentin. Kjo është kërkesë urgjente që kërkon bashkim, kurse çështja e presidentit lidhet më shumë me negociatat politike. Nuk duhet të vendosen kushte kur kërkohet mbështetje për qëndrimin politik apo për projektligjin për Dhomat e Specializuara”, përfundoi ai.


Quantcast
sultanbeyli escortCasibommarsbahisjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetcasibommarsbahis güncel girişcasinoroyalpusulabetpusulabetpusulabetholiganbetholiganbetholiganbetholiganbetcasibomcasibombahsegelsekabet