Erisa Bajaziti në Bruksel, takim me zyrtaren e Komisionit Europian: Në fokus integrimi dhe roli i opozitës

Erisa Bajaziti në Bruksel, takim me zyrtaren e Komisionit Europian: Në fokus integrimi dhe roli i opozitës

10:42, 28/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Erisa Bajaziti, ka zhvilluar një takim në Bruksel me Sigrid Brettel, Shefe e Njësisë për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Drejtorinë e Zgjerimit të Komisionit Europian (DG ENEST).

Në fokus të bisedës ka qenë procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, roli i opozitës në këtë proces, si dhe rëndësia e forcimit të institucioneve dhe zbatimit të reformave.

Bajaziti ka diskutuar gjithashtu për protestat dhe nevojën që kërkesat e qytetarëve të dëgjohen.

Postimi i Bajazitit:

Kete jave pata nje takim konstruktiv ne Bruksel me znj. Sigrid Brettel, Shefe e Njesise per Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut ne Drejtorine e Zgjerimit te Komisionit Europian (DG ENEST).

Biseduam per vendin ku ndodhet sot procesi i anetaresimit te Shqiperise ne Bashkimin Europian, per kontributin dhe rolin e Partise Demokratike ne kete proces.

Integrimi eshte nje projekt kombetar, ku cdo aktor politik dhe shoqeror duhet dhe mund te jape kontributin e tij. Qendrimi yne eshte pro-europian, per nje integrim te bazuar ne merite. Drejtesia e pavarur dhe institucionet e forta jane themeli i gjithe procesit.

Opozita ka nevoje per hapesire per ta ushtruar rolin e saj brenda institucioneve qe funksionojne. Vetem ligjet nuk mjaftojne. Matja e vertete e suksesit qendron ne sa prej tyre zbatohen ne jeten e perditshme te qytetareve.

Folem edhe per protestat dhe rendesine qe kerkesat e qytetareve te degjohen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco