Drejtësia në kolaps? Bojkot në GJKKO, avokatët pezullojnë edhe seancat për masat e sigurisë

Aktualitet

gjkko-1-sd-6aba1f4026faf.webp
Sot nis në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar edhe dita e parë e bojkotit të seancave për masat e sigurisë nga avokatët.
 
Bojkoti ishte zhvilluar për gjyqet e themelit, ndërsa nga sot ai shtrihet edhe te seancat për masat e sigurisë.

Avokatët kundërshtojnë rregulloren e GJKKO-së, duke argumentuar se ajo cenon punën e tyre dhe i diskriminon gjatë ushtrimit të detyrës.

Për këtë arsye, avokatët kërkojnë rishikimin ose shfuqizimin e rregullores, ndërsa bojkoti tashmë përfshin edhe seancat për masat e sigurisë.

ME TE LEXUARAT