Aktualitet

Si është moti për sot?

Vendi ynë vijon të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit. Sipas parashikimit, përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje ka vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës e pasdites.

Në jug, përgjatë zonave malore, nuk përjashtohen reshje të shkurtra e të dobëta shiu gjatë mesditës dhe pasdites. Në mbrëmje, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin.

Në orët e para të mëngjesit mund të shfaqet mjegull lokale e mjegullinë, kryesisht në zonat malore dhe luginore, duke sjellë përkohësisht reduktim të pamjes.

Era fryn kryesisht nga verilindja e veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 14 m/s. Në det pritet valëzim i forcës 1–3 ballë.

 

JavaScript is required for tabnav widget to work properly.