Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Autoriteti për Sigurinë Kibernetike ngre alarmin për WhatsApp: Po komprometohen llogaritë në rajon, ja si të mbroheni

    Upss/ Sara Hoxha e nis emisionin e ri mes kritikave: Detaji që nuk u pëlqeu ndjekësve

    Shërbimi sekret danez: Rusia do të sulmojë NATO-n prej dëshpërimit, përshkallëzim i luftës hibride! Pushtimi i plotë i pamundur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Autoriteti për Sigurinë Kibernetike ngre alarmin për WhatsApp: Po komprometohen llogaritë në rajon, ja si të mbroheni
    Aktualitet

    Autoriteti për Sigurinë Kibernetike ngre alarmin për WhatsApp: Po komprometohen llogaritë në rajon, ja si të mbroheni

    September 28, 2026
    Autoriteti për Sigurinë Kibernetike ngre alarmin për WhatsApp: Po komprometohen llogaritë në rajon, ja si të mbroheni

    Një paralajmërim për përdoruesit e WhatsApp vjen nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), pas raportimeve për raste të komprometimit të llogarive në rajon.

    Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të marrin masa për të mbrojtur llogaritë e tyre nga tentativa të mundshme për marrjen e kontrollit, veçanërisht përmes kodeve të verifikimit dhe lidhjeve të dyshimta.

    “Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar pas raportimeve të fundit në rajon për raste të komprometimit të llogarive WhatsApp.

    Në disa prej rasteve të raportuara, përdoruesit kanë humbur aksesin në llogaritë e tyre, ndërsa autoritetet përkatëse po analizojnë mënyrën e komprometimit.

    Për të mbrojtur llogarinë tuaj:

    Aktivizoni verifikimin me dy hapa (Two-step verification) te Settings → Account.

    Mos ndani me askënd kodet e verifikimit, fjalëkalimet apo të dhënat e llogarisë.

    Kontrolloni rregullisht seksionin “Linked Devices” dhe shkëputni menjëherë çdo pajisje që nuk e njihni.

    Mos klikoni linqe të dyshimta të dërguara me SMS, WhatsApp apo email, veçanërisht kur ju kërkohet të verifikoni llogarinë.

    Nëse merrni një kod ose njoftim për regjistrimin e WhatsApp-it në një pajisje tjetër pa e kërkuar vetë, mos e ndani kodin dhe mos autorizoni kërkesën.

    Siguroni edhe adresën e email-it të lidhur me llogarinë, me një fjalëkalim unik dhe autentikim me shumë faktorë.

    Nëse humbni aksesin në llogarinë tuaj, përdorni vetëm procedurat dhe kanalet zyrtare të WhatsApp për rikuperimin e saj.

    Një kod verifikimi është personal. Edhe kur kërkesa duket sikur vjen nga një person që njihni, verifikojeni përpara se të veproni”, shkruan AKSK.

    aktualitet autentifikimi Autoriteti për Sigurinë Kibernetike ballkani interneti kërcënime kibernetike këshilla për sigurinë komprometimi i llogarive lajme lajme teknologjie llogari të komprometuara llogaritë WhatsApp mashtrime online mbrojtja e llogarisë mbrojtja e WhatsApp mbrojtja nga hakerat mesazhe të dyshimta përdoruesit e WhatsApp privatësia Rajoni shqipëri siguria digjitale siguria kibernetike siguria online Sulme kibernetike teknologji verifikimi me dy hapa whatsapp
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Autoriteti për Sigurinë Kibernetike ngre alarmin për WhatsApp: Po komprometohen llogaritë në rajon, ja si të mbroheni

    September 28, 2026

    Upss/ Sara Hoxha e nis emisionin e ri mes kritikave: Detaji që nuk u pëlqeu ndjekësve

    September 28, 2026

    Shërbimi sekret danez: Rusia do të sulmojë NATO-n prej dëshpërimit, përshkallëzim i luftës hibride! Pushtimi i plotë i pamundur

    September 28, 2026

    Kuvendi i Kosovës sot seancë, në rend dite deklarata për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK

    September 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.