28 Shtator 2026, 11:03
Nga E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme se Shqipëria dëshiron të jet pjesë e Evropës, duke shtuar me shaka se për këtë arsyeje të gjithë kanë rënë dakord me njërit tjetrin se e dashurojnë atë. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët mes Parlamentit Evropian dhe Parlamentit të Shqipërisë, Rama u ndal te procesi i integrimit evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në lidhje me këtë ai argumentoi se Shqipëria mbetet plotësisht e angazhuar në procesin e integrimit dhe dëshiron të bëhet pjesë e saj sa më shpejt të jetë e mundur. Lideri i qeverisë i bëri gjithashtu thirrje Bashkimit Evropian që të mos e lërë pas dore Ballkanin Perëndimor, pasi sipas tij një skenar i tillë do të kishte pasoja të mëdha për vetë Evropën.
Edi Rama: Njerëzit e kanë kuptuar që vendi mund të bëhet ndryshe dhe e kanë kuptuar njerëzit që shumë gjëra po lëvizin dhe ka një zhvillim të dukshëm. Por njerëzit kanë edhe pyetje. Në vendet tuaja merret e mirëqenë BE sikur të ishte martesë, kurse ne jemi plotësisht të angazhuar dhe çdo ditë kemi kapacitetin për të gjetur arsye për të mos qenë dakord me njërit tjetrin. Por për faktin që duam të jemi pjesë e Evropës kemi rënë gjithnjë dakord dhe ne e dashurojmë Evropën. Ne shpresojmë që mos të na lini sërish në baltë, sepse shkon përtej dhe është si të lësh në baltë edhe vetveten. Nëse Evropa do të lërë në baltë Ballkanin Perëndimor, do të jetë dështimi më madhor. Shpresojmë që të gjithë të gjejnë rrugën për t’i vënë botës dhe për t’i dhënë edhe vetë Evropës një sinjal të fortë. Unë besoj se nuk është aq e vështirë për të gjetur një rrugë të tillë./Dosja.al
edi rama
Politike
28 Shtator 2026, 10:55
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet sot i pranishëm në Konferencën Ndërparlamentare mes përfaqësues...
Politike
28 Shtator 2026, 10:55
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka nisur fjalën e tij në Konferencën Ndërparlamentare me batuta duke deklaruar se pref...
Politike
28 Shtator 2026, 10:50
I.A
Niko Peleshi
TIRANË- Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, deklaroi se procesi i integrimit europian të Shqipërisë nuk duhet të mb&eu...
Politike
28 Shtator 2026, 10:21
E.d
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur magjistratëve të cilët refuzuan ftesën e tij. Përmes...
Politike
28 Shtator 2026, 09:57
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është mbyllur pas një ore nga nisja e saj.Takimi ...
Politike
28 Shtator 2026, 09:36
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Gjykata e Lartë dhe 2 shoqatat e gjyqtarëve kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për nj&...
Politike
28 Shtator 2026, 09:12
E.d
Pamje nga takimi
TIRANA- Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ferit Hoxha priti mëngjesin e sotëm në Tiranë, Kryetar...
Politike
28 Shtator 2026, 09:02
E.d
Foto ilustruse
KOSOVA- Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare, e cila pritet të nisë në orën 11:00....
Politike
28 Shtator 2026, 08:45
E.d
Foto ilustruse
TIRANA- Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare e thirrur nga Bajram Begaj sapo ka nisur, ku në qendër...
Politike
28 Shtator 2026, 08:41
E.d
Pamje
TIRANA- Kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbërritur në Pallatin e Brigadave, aty ku do të mblidhet Këshilli i Sigurisë komb...