Sara Hoxha ka nisur eksperiencën e saj të re televizive, por krahas vëmendjes për debutimin, një pjesë e komenteve në rrjetet sociale është përqendruar te veshja e saj.
Në paraqitjen e saj në studio, Sara zgjodhi një kombinim në tonalitete të çelëta, me bluzë të bardhë, pantallona dhe këpucë të zeza. Pikërisht pantallonat u kthyen në detajin më të komentuar nga një pjesë e ndjekësve.
“Ça i ka këto pantallona kjo?”, shkruan një komentues, ndërsa një tjetër shprehet: “Ça veshjeje, pa pikë lidhje”. Në një tjetër koment kritikohet sërish zgjedhja e pantallonave, duke treguar se look-u i Sarës i ndau mendimet në rrjet.


Megjithatë, reagimet nuk kanë qenë vetëm negative. Mes komenteve dallohen edhe ndjekës që e kanë komplimentuar Sarën për paraqitjen dhe energjinë e saj. “Minimumi, kjo vajzë ka edukatën edhe energjinë e mirë. Plus që po më pëlqen”, shkruan një prej tyre.
Një tjetër i del në mbrojtje moderatores, duke e cilësuar “një yll” dhe duke kritikuar komentet për pamjen e saj.
Kështu, që në nisje të aventurës së re në ekran, Sara ka arritur të tërheqë vëmendjen e publikut, ndërsa këtë herë diskutimi në rrjet nuk është ndalur vetëm te roli i saj i ri, por edhe te zgjedhja e veshjes.

