“Ne e dashurojmë Bashkimin Europian”, Rama “presion” Evropës: Nëse na lini në baltë, do jetë dështimi juaj më i madh
Në Konferencën Ndërparlamentare mes përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, Parlamentit Europian dhe parlamenteve të vendeve europiane, kryeministri Edi Rama foli për procesin e integrimit europian dhe perspektazh të madh krahasuar me vendet anëtare të BE-së, pasi, sipas tij, shqiptarët vijojnë ta “dashurojnë vendet tuaja, ku BE-ja merret si e mirëqenë, sikur të ishte martesë.
Rama u shpreh se Shqipëria ka një avantazh të madh krahasuar me vendet anëtare të BE-së, pasi, sipas tij, shqiptarët vijojnë ta “dashurojnë” Bashkimin Europian dhe mbështesin anëtarësimin në të.
“Krahasuar me vendet e BE-së, ne kemi një përparësi të madhe, sepse ne ende e dashurojmë Bashkimin Europian. Nuk ndodh fiks kështu me vendet tuaja, ku BE-ja merret si e mirëqenë, sikur të ishte martesë. Ne jemi plotësisht të angazhuar.
Në vendin tonë debatojmë shumë gjëra, e kemi kapacitetin për të gjetur çdo ditë arsye për të mos qenë dakord me njëri-tjetrin. Ama, për një gjë kemi rënë dakord gjithmonë: që duam të jemi pjesë e Evropës dhe që e dashurojmë Evropën.
Prandaj shpresojmë shumë që ju të mos na lini përsëri në baltë, sepse në këtë kohë është të lësh në baltë edhe vetveten. Nëse Europa lë në baltë Ballkanin Perëndimor, do të jetë dështimi më i madh për Evropën. Shpresoj që, edhe pse ka ide të ndryshme dhe situata të ndryshme, ka prej tyre që janë shumë të zellshëm që ta shohin që kjo të ndodhë, ka të tjerë që ngurojnë.
Por shpresoj që të gjithë të gjejnë rrugën për t’i dhënë botës dhe vetë Evropës një sinjal shumë të fortë. Unë besoj se është shumë e thjeshtë. Është si puna e vezës së Kristofor Kolombit. Helmut Kohl nuk shkoi atje t’u thoshte gjermanëve që jeni të lirë. I tha: “Tani ne jemi bashkë.”
Çfarë duhet të ndryshojë dhe çfarë mund t’i lehtësojë personat që ngurojnë është që vendimet politike të mos lihen për në momentin e fundit, por të merren tani dhe në fund të lihen proceset në vend të meritës së secilit vend.”, tha Rama.




