Kryeministri Edi Rama i ka bërë një thirrje të drejtpërdrejt vendeve të Bashkimit Europian, duke ju kërkuar që të mos e lënë në baltë Shqipërinë dhe gjithë vendet e rajonit tonë në Ballkanin Perëndimor, sepse sipas tij, ky do të ishte një dështim i madh për unionin.
Ai po mban fjalën në Konferencën Ndërparlamentare, me në fokus zgjerimin e BE, ndaj ka thënë se Shqipëria ka bërë përparim të madh gjatë dekadës së fundit dhe ne, shqiptar, sipas tij, ende e dashurojmë Europën.
"Krahasuar me vendet e Bashkimit Europian, ne, shqiptarët kanë një përparësi të madhe sepse ne ende e dashurojmë Bashkimin Europian, kurse me vendet tuaja nuk ndodh kështu. Në vendet tuaja e merrni si të mirëqenë.
Ne duam të jemi pjesë e Europës dhe e dashurojmë Europën. Unë shpresoj shumë që juve të mos na lini përsëri në baltë, sepse në këtë kohë, është në lësh të baltë vetëveten. Nëse Europa lë në baltë Ballkanin Perëndimor, nuk do të jetë një dështim i thjeshtë, por dështimi më madhor i saj", u shpreh Edi Rama.
Kryeministri ju drejtua edhe parlamentarëve europianë të pranishëm, duke thënë se revolucioni i flamingove nuk është aq i bukur sa ç'duket në rrjetet sociale, sipas Edi Ramës.
"Ju jeni argëtuar mjaft kohët e fundit me flamingot. Por nuk janë aq të bukur sa ç'duken në fotot që shpërndajnë. Ky është shembulli më i mirë i këtij momenti që po kalojmë në Shqipëri. Besoj se Shqipëria ka bërë mjaft përparim në dekadën e fundit dhe ka kaluar nga koha kur njerëzit mendonin se gjerat mund të bëheshin më keq, tani janë në një kohë të re dhe mendojnë se gjerat mund të jenë më mirë.
Njerëzit e kanë kuptuar që vendi mund të bëhet komplet ndryshme, shumë gjëra po lëvizin dhe që ka një zhvillim të dukshëm për këdo. Ama njerëzit kanë edhe pyetje dhe me të drejtë i kanë, për shkak të ankthit dhe pasigurive që të jep koha", vijoi ai.
